• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festë me trupën e Equus, Kumbaro: Një skenë e re dhe dinjitoze i pret artistët

by A R
07/04/2017 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro organizoi një pritje për pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët në “Equus”, e cila sapo mbylli me ovacione e duartrokitjen e çdo nate shfaqjet e para të komunikimit me publikun. Në ambientet e Ministrisë së Kulturës aktorët, produksioni dhe administrata e Teatrit Kombëtar zhvilluan një takim miqësor me Ministren Kumbaro, ku fjalë e takimit ishte teatri.

Kumbaro u shpreh se “Teatri është një art kolektiv, si i tillë kërkon solidaritet, pasion dhe dashuri. Ne, burokratët dhe vendimmarrësit kemi për detyrë të mbështesim teatrin në sfida të reja dhe të zhvillojmë talente e promovojmë të rinjtë e së ardhmes”. Kinostudio, në kujtimet e Timo Fllokos është një histori e rëndësishme e kinemasë, por sot “Kjo ndërtesë e rijetëzuar i shërben me dinjitet kulturës dhe ky është një vlerësim për Artin në Shqipëri”- u shpreh ai. Për herë të parë në ambientet e Ministrisë së Kulturës, të rinjtë e “Equus”, Igli Zarka, Krist Lleshi, Ermir Jonka, Akreoma Saliu, Fjorald Doci u njohën me historinë e ndërtesës, e cila u ka ardhur më parë nga rrëfime të largta.

“Sapo kemi mbyllur një shfaqje të suksesshme, por ju garantoj se Teatri Kombëtar jo vetëm ka rritur ndjeshëm të ardhurat nga produksionet dhe kemi një publik në rritje prej tri vitesh, por ka shënuar kulme cilësore me shfaqje shumë të mira siç është dhe Equus, për çoa falenderoj të gjithë aktorët e Teatrit Kombëtar dhe aktorët e tjerë që kanë luajtur e luajnë në atë skenë, u shpreh drejtori, Hervin Çuli. Në një atmosferë mes miqsh u festua edhe ditëlindja e kostumografes, Berina Kokona, e cila përshëndeti duke shprehur çudinë se “Nuk e kisha menduar ditëlindjen time në një ambient kaq të ngrohtë mes miqsh dhe aq më shumë në Ministrinë e Kulturës”. Regjisori i lirisë, Dino Mustafiç ka arritur të bashkojë në skenë katër breza aktorësh në shfaqjen “Equus”, që përcjellin me ritëm dhe dinamikë energjinë e re dhe energjinë e eksperiencës skenike. Kumbaro falenderoi në mungesë regjisorin Mustafic, skenografin Dragutin Broz dhe dramaturgen e shfaqjes Zeljka Udovic-Plestina, për punën e shkëlqyer në realizimin e kësaj shfaqjeje. “Shumë shpejt skena e re teatrore “Turbina” do të jetë e aktorëve të Teatrit Kombëtar. Viti tjeter do të na gjejë me hapësira të reja, ku do të marrin udhë ide dhe strategji të reja në skenën teatrore shqiptare”-u shpreh Ministrja Kumbaro. Falenderime për bashkëpunimin në “Equus” shprehën edhe aktorët e rinj, Ermir Jonka , Igli Zarka dhe asistentja Melisa Becovic Drama “Equus” në Teatrin Kombëtar tregon edhe njëherë për rëndësinë e teatrit të angazhuar, i cili të shtyn drejt mendimit, reflektimit, dhe na tërheq vëmendjen për familjen, shoqërinë, erosin, ideologjinë, etj. Një teatër, i cili ngre pyetje për lirinë e të menduarit, të vepruarit dhe vrasjen e pasionit e ëndrrës. “Equus” do të vazhdojë të shfaqet në Teatrin Kombëtar, në muajin qershor 2017.

Next Post
Kryeministrja britanike ia bën të qartë Vuçiçit, mendimin për  Kosovën

Kryeministrja britanike ia bën të qartë Vuçiçit, mendimin për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In