• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Festat, tregtarët ankohen për rënie të fuqisë blerëse

by A R
30/12/2015 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në atmosferën e festave të fundvitit, ku pjesa më e madhe e njerëzve bëjnë gati dhuratat dhe ushqimet, për dreka dhe darkat, që vetëm shqiptarët ofrojnë, shitësit me pakicë në kryeqytet “ankohen” për rënie të ndjeshme të blerjeve.

Shitësit në tregun çam në kryeqytet tregojnë se, me afrimin e festave, u munduan të përzgjedhin artikuj festivë, ndër të cilat fustane dhe pelerina të kuqe, shalle, aksesorë të tjerë, por që kërkesa për blerje ka qenë shumë më e ulët se vite më parë.

Një shitëse prej më tepër se 5 viteve tregon për Monitor se fundjavën e Krishtlindjeve ka bërë më pak shitje se sa në një javë normale të vitit. Ajo ia atribuon këtë ndryshim pamundësisë së shqiptarëve, ekonomisë së dobët të reflektuar gjatë gjithë vitit, përforcuar me kërkesën gjithnjë në rritje të të bërit ulje. “Nuk mundemi të bëjmë ulje se fitimin e kemi aq të vogël, kemi rikthyer këtë vit edhe mallra të një viti më parë, nga pamundësia për të bërë furnizime të mëdha”- pohon ajo.

Një tjetër sektor që, sipas shitësve ka parë rënie të madhe të blerjeve është ai i lodrave për fëmijë. Të shumtë ishin shitësit që tregonin për Monitor se, pavarësisht se u munduan të merrnin disa lloje lodrash për variacion, kërkesa për blerje ka qenë shumë e ulët dhe pjesa më e madhe e këtyre artikujve, kryesisht sezonale, po mbetet stok. Sipas tyre, edhe kërkesat për artikuj të tillë si fishekzjarrë apo kapsolla ka rënë shumë.

Disa nga artikujt që kishin pasur shitje këtë vit, sipas vëzhgimit, ishin mbulesat e tavolinave festive (të kuqe, me drerë, babagjyshë etj) dhe ajo që bënte më tepër diferencë se një vit më parë, ishte mungesa e kërkesave për fustane të kuq (apo edhe aksesorë të tjerë të tillë).

Sakaq, dyqanet të konsideruara si “luksi” në rrugët kryesore tregtare si MyslymShyri dëshmojnë sërish këtë rënie të fuqisë blerëse sipas tyre, krahasuar me një vit më parë ku përgjithësisht njerëzit blinin rroba apo aksesorë për festën e fundvitit, si dhe bënin dhurata për të dashurit e tyre.

Ndërsa shitësit në supermarketet më të mëdha në vend pohojnë se blerjet e ushqimeve po arrijnë pikun këto ditët e fundit, sidomos në raste ku ofrohen edhe promocione. Megjithatë kur i referohen një artikulli që shitet për këto festa, si panettoni apo shportat me ëmbëlsira, ata tregojnë se ka pasur më pak blerje se një vit më parë, kur dhe furnizimi për to bëhej me më shumë artikuj.

Next Post

Kili/ 12 orë për të shpëtuar balenën e ngecur në cekëtinë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In