• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Festat, Teatri Metropol aktivitet për të miturit e burgosur

by Java News
21/12/2018 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të miturit që vuajnë dënimin dhe të paraburgosurit në burgun e Kavajës i kanë lënë sot ambientet e këtij institucioni për të marrë pjesë në një event festiv të organizuar dhe konceptuar ndryshe nga Ministria e Drejtësisë. Ky aktivitet festiv është organizuar në bashkëpunim me Teatrin Metropol, ndërsa të miturit kanë pasur mundësinë të takohen e të bisedojnë edhe me bashkëmoshatarë të tyre, aktivistë të shoqatave që punojnë për të drejtat e të fëmijëve.

Në fjalën e saj përshëndetëse ministrja e Drejtësisë është shprehur: “Pavarësisht atij gabimi që keni bërë ju meritoni që të qëndroni pranë shoqërisë. Është një gjë që ne do të duhet të fillojmë ta ushqejmë më shumë, jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë fëmijët, për të gjithë të rinjtë për t’i ushqyer sa më shumë me frymën e teatrit, me frymën e bibliotekës, me frymën e librit, me frymën e të bukurës, me frymën e të mirës e cila do t’ju shërbejnë edhe juve kur t’i riktheheni përsëri shoqërisë”, – u shpreh ajo para të miturve.

Eventi ka nisur me një ekspozitë me punime pirografike të vetë të miturve dhe më pas ka vijuar me një shfaqjen teatrale “Romeo dhe Zhuljeta”, të vënë në skenë me mjeshtëri nga aktorët e teatrit të Metropolit.

Pikërisht krijimi i momenteve të tilla të gëzueshme, edukimi i këtyre të miturve me aktivitete, libra muzikë, por gjithashtu edhe ri-integrimi i tyre në komunitet duhet të jetë një nga sfidat e shoqërisë sonë këshilloi ministrja Gjonaj. Në këtë drejtim ajo vuri në pah punën e bërë nga Ministria e Drejtësisë, e cila në zbatim të Kodit të ri të Drejtësisë Penale për të Mitur, është duke nënshkruar marrëveshje me bashkitë e vendit, për të trajtuar në qendrat e tyre multifunksionale të miturit që janë në kontakt me ligjin.

Ndërkohë ministrja u shpreh se gjatë vitit të ardhshëm do të hapen dy qendra të rëndësishme për të miturit. “Njëra është Qendra e Rehabilitimit të të Miturve ku, së bashku me Shërbimin e Provës do të hartohen të gjitha programet sociale për ata të mitur të cilët marrin një dënim penal nga gjykata dhe nga ana tjetër po ngremë një Qendër Multidisilinare në të cilën vetë fëmijët që janë në kontakt me organet e drejtësisë do kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre ditor, njësoj si të ishin pranë shoqërisë, pranë familjes së tyre”, sqaroi Ministrja Gjonaj.

Urimeve të saj si ministre dhe si nënë nuk i munguan fjalët e ngrohta për të miturit, me urimin për një vit të ri të mbarë duke shpresuar fort që ata do t’i kthehen shumë shpejt familjes dhe shoqërisë./a.meta

Next Post
Seanca te Krimet e Rënda, Basha nuk i shkon Ballës në ‘takim’

Basha, Ballës: Do të fusja një grusht, m..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In