• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FESTAT/ OSHEE publikon masat për furnizimin me energji: 1500 punonjës në terren!

by Java News
26/12/2018 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania OSHEE ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e furnizimit me energji elektrike gjatë ditëve të festave. Sipas udhëzimit të Administratorit të OSHEE, Adrian Çela, për sigurimin e furnizimit me energji elektrike janë angazhuar në terren brigada pune me punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE në vend.

Gjatë një dalje për mediat, Administratori i OSHEE u shpreh se strukturat e kompanisë do të zbatojnë planin e masave që aplikohet në cdo periudhë kur pritet fluks ngarkese në rrjet, siç është sezoni veror. Në të gjitha rajonet e vendit janë vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit për të raportuar çdo defekt që do të ndodhë në zonat e tyre të banimit.

Po ashtu, drejtoritë rajonale të OSHEE janë pajisur me bazë materiale të domosdoshme si kabëll, izolatorë, përcjellës, të cilët do të shërbejnë për eliminimin sa më shpejt të çdo avarie që mund të ndodhë në rrjet.

“OSHEE ka përgatitur një skemë për përballimin e ngarkesës së rrjetit, gjatë ditëve të festave. Kemi mbi 1500 punonjës në terren, të shpërndarë në grupe, çdo qytet ka publikuar hartat dhe numrat e emergjencës, që janë në shërbim 24 orë për qytetet të ndryshme të vendit.  Risi e këtij viti, është se që pas çdo telefonate që do të vijë nga qytetarët për raportim defekti, qytetari do të rimerret në telefon pasi t’i jetë zgjidhur problemi për konfirmim”, u shpreh Cela.

I pyetur nga mediat për situatën e krijuar në Korçë ku mesnatën e 25 dhjetorit u dogj një transformator i nënstacionit Korçë që furnizonte disa lagje të qytetit dhe rrethinat e saj, administratori tha:

“Defekti në Korçë është një ndër ato raste që ndodh një në shumë vite, por që arriti të riparohej në kohë reale nga punonjësite e OSHEE-së, pavarësisht temperaturave disa gradë nën zero. Punonjësit tanë janë për tu përshëndetur, pasi është një nga ato defekte që kërkon mbi 48 orë punë dhe që është zgjidhur në kohë reale, por ata kanë punuar gjatë gjithë natës, pavarësisht temeperaturave të ulëta.  Tashmë qyteti i Korçës dhe fshatrat përreth do të furnizohen me energji elektrike normalisht”, u shpreh Administratori i OSHEE. /a.meta/javanewss.al

Next Post
Njihuni me partnerët më të këqinj sipas Horoskopit

Horoskopi ditor, e Enjte 27 Dhjetor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

February 5, 2026
Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e anëtarit më të ri që do i bashkohet familjes mbretërore

Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e anëtarit më të ri që do i bashkohet familjes mbretërore

February 5, 2026
KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

February 5, 2026
Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

February 5, 2026
Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

February 5, 2026
Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

February 5, 2026
Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

February 5, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

February 5, 2026
U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

February 5, 2026
Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In