• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Festat në Berat dhe Korçë / Policia Rrugore zbulon masat për fundjavën

by A R
20/08/2021 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë, në dy aktivitete masive në Malin e Tomorrit për festën fetare dhe në Korçë për festën e Birrës, Policia Rrugore ka marrë detyrimet e saj për javën, të përcaktuara në këtë plan masash dhe ka filluar zbatimin e tyre në terren.

Në këtë kuadër, Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në rrugë, me patrulla të lëvizshme të pajisura me mjete të paloguara, me alkooltestues, me kamera, dronë e aparate forografik.

Gjithashtu në akset kryesore Lushnjë-Skrapar dhe Elbasan-Korçë, janë instaluar radarë në pika të ndryshme me qëllim parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, që sjell për pasojë përfshirjen në ngjarje rrugore të atyre drejtuesve të mjeteve që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikur edhe jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Njëkohësisht, patrullat e lëvizshme në këto akse, po ushtrojnë dhe do intensifikojnë kontrollet duke përdorur alkooltestuesit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Nisur nga fluksi shumë i madh përgjatë gjithë sezonit turistik, e më i shtuar përgjatë fundjavave, Policia Rrugore ka instaluar radarë duke filluar nga rruga e Kombit, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Sarandë e Gjirokastër dhe ka rritur prezencën e patrullave rrugore të lëvizshme në këto akse, por edhe në qëndrat urbane.

Policia Rrugore nuk është në aksion, por në përmbushje të detyrës që ka dhe nuk ka për qëllim shtimin e sasisë së masave administrative, pasi përditë po informojmë për prezencën e radarëve dhe të Policisë, në të gjitha akset rrugore, qëllimi jonë dhe i shumicës së përdoruesve të rrugës është parandalimi i aksidenteve rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetes në rrugë.

Policia Rrugore, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të mos qarkullojnë me shpejtësi që cënon sigurinë e jetës në rrugë pasi do përballen në çdo rrugë me radarët e Policisë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, se me ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor nuk lejohet në asnjë masë përdorimi i alkoolit por duke filluar nga 0.01 mg/l fillojnë penalitetet të cilat vijojnë sipas masës së konsumimit të alkoolit, deri në pezullim te lejes së drejtimit dhe me arrest, kur drejton mjetin në gjëndje të dehur.

Të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit apo kaskë mbrojtëse, drejtuesit e motomjeteve të qëndrojnë në radhë ku ka ngadalësim të lëvizjes dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me leje drejtimi në xhep.

Policia Rrugore falënderon qyetarët që duan rregullin dhe ligjin, duke denoncuar çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton sërisht që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Policia ju uron gëzuar festat dhe fundjavë të mbarë e të sigurt duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

/a.r

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 207 infektime të reja dhe 5 viktima nga COVID, 538 të shëruar

Shqipëria në 24 orët e fundit: Dy viktima nga Covid dhe 535 raste të reja (Raporti i detajuar)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu kundër SHBA-ve: Bordi për Paqen në Gaza është armiqësor ndaj Izraelit

January 18, 2026
Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

January 18, 2026
Çfarë po ndodh në Greqi? Dy ish-kryeministra drejt burgut

“Rreth 90 mijë leje qëndrimi në pritje të zhbllokohen”, rregulla të reja për emigracionin në Greqi

January 18, 2026
Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

January 18, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

“Shqipëria sovrane në energji”, Rama: Kjo do arrihet brenda këtij mandati

January 18, 2026
Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

January 18, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

“Ata që hidhen përpjetë çoroditën publikun”, Rama: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë

January 18, 2026
Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

January 18, 2026
6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

January 18, 2026
Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In