• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festat e fundvitit/ Veliaj shpërndan në Qendrën Sociale 250 pako me ndihma për familjet në nevojë (FOTO)

by Java News
15/12/2016 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e festave të fundvitit, Bashkia e Tiranës dhe Alpha Bank Albania shpërndanë 250 pako me ndihma ushqimore për familjet në nevojë në Qendrën Sociale Multidisiplinare. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se bashkia mbajti premtimin për hapjen e tre mensave sociale, pikërisht për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.veliaj-ne-qendren-multidisiplinare-1

“Një shoqëri e mirë është një shoqëri e cila gjen dashamirësi, solidaritet për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Përgjegjësinë kryesore e ka bashkia, por besoj se edhe aktorë të tjerë të rëndësishëm në shoqëri, si bankat, kompanitë, bizneset, të gjithë mund të japin një dorë, sidomos në kohë të tilla siç është koha e festave”, tha ai, duke falenderuar Alpha Bank.

Veliaj deklaroi se me hapjen e mesave sociale, Bashkia e Tiranës ka krijuar një mundësi më shumë për njerëzit në nevojë.veliaj-ne-qendren-multidisiplinare-2

“E mbajtëm një premtim këtë vit, hapëm tre menca sociale. E para në Laprakë, e dyta në Kombinat, dhe e treta në Shkozë, për t’u siguruar që asnjë qytetar i Tiranës, sado nevojtar të jetë, të mos e ngrysë ditën pa një vakt të ngrohtë. Kjo është diçka që e premtova para një viti, e kemi mbajtur fjalën për një vit, por besoj që s’na pengon asgjë që ta shtojmë këtë lloj dashamirësie e këtë lloj solidariteti përtej këtyre tre mensave”, tha kreu i bashkisë.

Veliaj theksoi se ndonëse kjo mund të duket një ndihmë e vogël, Bashkia e Tiranës është e vendosur për të parë të gjitha mundësitë për të zgjeruar ndihmën.

Por, pavarësisht vështirësive, kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje familjeve që t’i kushtojnë vëmendje arsimimit të fëmijëve.

“Është shumë e rëndësishme që ata të vazhdojnë shkollën, të shkojnë në kopësht. Po bëjmë çmos që edhe në kopësht, në çerdhe, në shkolla të kemi ndihma për fëmijët sepse besoj se kjo është një zgjidhje afatshkurtër, por arsmimi i tyre, është bileta për të dalë nga varfëria”, tha ai.veliaj-ne-qendren-multidisiplinare-4

Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, Periklis Drougkas u shpreh se:

“Festat e fundvitit janë një periudhë e veçantë të cilat na sjellin më afër familjes dhe miqve tanë; është një periudhë ku ne duhet të jemi mirënjohës për çfarë kemi dhe të ndihmojmë ata që kanë më pak se ne. Bamirësia është një veprim altruist që i pasuron shpirtërisht pa fund ata që dhurojnë, dhe jam i lumtur që ndjenja e bamirësisë është pjesë e kulturës korporative të Alpha Bank, ndaj në këto 17 vite prezencë në Shqipëri ne kemi kontribuar me projekte shumë të rëndësishme të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së komunitetit ku ne jetojmë”./java/a.k


Next Post
Gardiani i burgut të Fierit bëhet tapë… terrorizon qytetarët me armën e shërbimit

Sipas dekriminalizimit/ Je kriminel? Nuk mund të votosh në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In