• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festat e fundvitit, Veliaj: Fund spekulimeve me çmimet

by Java News
23/12/2016 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë ushqimore për festat e fundvitit, si dhe për mbajtjen nen kontroll te çmimeve. Ashtu si vitin e shkuar, ne Baldushk është ngritur tregu i gjësë së gjallë, ku prej disa ditësh tregtohet gjeli i detit i zonës. Gjate vizitës se tij në këtë treg, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se tregu funksionon brenda standardeve të higjienës dhe është kthyer në furnizuesin kryesor të gjelit të detit për familjet e Tiranes në darken e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.

Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të konsumojnë produkte të zonës, të cilat mandej kontribuojnë në rritjen e ekonomisë lokale. “Thirrja jonë është shumë e thjeshtë: nëse promovojmë ekonomi lokale, nëse paratë qarkullojnë brenda vendit, nëse ndihmojmë fermerët që merren gjithë vitin me këtë punë, besoj se kemi bërë gjestin më të madh patriotik që mund të bëjë dikush. Nuk ka gjest më të madh se të kontribuosh financiarisht që bashkëqytetarët e tu të kenë një cilësi jete më të mirë”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë deklaroi se Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit do të vijojë me rigorozitet punën për garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë qytetarët.

“Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit garanton të gjitha certifikimet veterinare. Ndaj do t’i ftoja të gjithë qytetarët që në ditët në vijim, për të gjithë ata që preferojnë që gjelin ta blejnë të gjallë, të mos kërkojnë të bëjnë pazar në rrugët e qytetit. U bëj thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga fakti që këtu garantojmë cilësinë, garantojmë ekonominë vendase dhe kemi të gjithë veterinerët dhe stafin e AMK-së për të siguruar që çdo gjë është me higjienë dhe e certifikuar”, tha ai.

Por, një vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe kontrollit të përditshëm për të eliminuar spekulimet me çmimet. “Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK) po ushtron kontrolle çdo ditë, për të stabilizuar çmimet dhe për të ndëshkuar spekulantët. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve, mos i ushqeni spekulantët, duke mbikonsumuar. Blini aq sa ju duhen, duke mos i lënë shans që të abuzojnë me çmimet dhe të ekzagjerojnë fitimin e tyre në këto ditë. AMK-ja do të jetë në krye të detyrës për të ndëshkuar çdo spekulant, por ama edhe qytetarët duhet të përgjigjen, të jenë konsumatorë inteligjentë, të mos mbiblejnë, duke e ditur që dyqanet sërish do të hapen”, tha Veliaj.

Duke e cilësuar zonën e Tiranës fantastike për prodhimet bujqësore dhe blegtorale, Veliaj deklaroi se eksperienca e vitit të shkuar me tregun e Baldushkut, ishte një histori suksesi, pasi ndihmoi ekonomitë e shumë familjeve fermere.

Drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Rudina Hoxha tha se tregu i posaçëm i ngritur në Baldushk i garanton qytetarët e Tiranës për blerjen e produkteve të kontrolluara nga veterineri i Bashkisë. “Dua të theksoj edhe task-forcat e ngritura nga AMK-ja dhe Policia Bashkiake që janë të përditshme dhe që do të vazhdojnë të jenë deri në ditët e fundit të festave. Të gjithë fermerët i ftojmë të vijnë pranë tezgave të tregut të Baldushkut për të shitur produktin e tyre”, tha Rudina Hoxha.

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia përshëndeti këtë nismë të Bashkisë së Tiranës, e cila ka gjetur një përkrahje të madhe edhe nga banorët e këtyre zonave.

Next Post
“Doktor Nderi”, presidenti Nishani merr titullin nga Universiteti i Stambollit

“Doktor Nderi”, presidenti Nishani merr titullin nga Universiteti i Stambollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In