• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festat e fundvitit, ndizen dritat te Kalaja e Tiranës/ Veliaj: E shëmtuar dhuna dje në protestë. Brezi i ri të bëhet më i mirë se brezi ynë

by
07/12/2022 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me fëmijët dhe banorët e zonës, ndezi dritat e Pemës së Krishtlindjes te Kalaja e Tiranës, një nga hapësirat më të bukura dhe të frekuentuara në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj teksa uroi të pranishmit gëzuar festat, foli për dhunën e ushtruar ditën e djeshme gjatë protestës, kur tha se ishte gjest i shëmtuar.

“Para se të them nj gjë për fëmijët, dua të them një gjë për të rriturit, për prindërit që janë këtu edhe për të gjithë gjyshërit, e gjyshet, e mamatë dhe baballarët, edhe për babagjyshin që ka ardhur këtu. Ne kemi pasur një vit fantastik në Tiranë. Tirana nesër lë stafetën si Kryeqyteti Europian i Rinisë. Ndërkohë sot në Bruksel morëm stafetën që vitin tjetër të jemi “Qyteti Europian i Sportit”, po ndodhin shumë gjëra të bukura, apo ajo? Në fakt e vërteta është që jo të gjithë gjërat janë të bukura. Kur ti shikon a ke dhune si ato që pamë dje, ajo nuk ishte një gjë e bukur. Nuk ka rëndësi ndaj kujt, nuk ka rëndësi mosha, nuk ka rëndësi nëse jemi dakord politikisht, apo kundër politikisht, të godasësh qoftë gruan në shtëpi, qoftë një të moshuar në rrugë, qoftë një fëmijë në klasë, janë sjellje jo civilizuese”, u shpreh Veliaj.

E në fund ai dha edhe një mesazh për të vegjlit e qytetit: “Unë e di që kjo është koha e festave,që ne hamë ëmbëlsira, që ne lozim, por është shumë e rëndësishme që brezi juaj, pra çunat dhe gocat që jeni ju, të bëhet një çik më mirë sesa brezi ynë. Do të thotë që ta doni më shumë njeri – tjetrin, ta respektoni më shumë njeri – tjetrin. Kur dikush ka nevojë për ndihmë si ajo goca e vogël që s’dinte të kërcente, dikush duhet t’i thotë hajde ta mësojmë bashkë. Kur dikush ka një nevojë, dikush që ka më shumë sesa ç’i nevojitet, mund të ndihmojë dikë. Qoftë me një lodër, qoftë me një libër, qoftë me ca rroba, se unë besoj që në qoftë se brezi juaj bëhet një çik më i mirë sesa brezi ynë, atëherë e gjithë Tirana dhe gjithë Shqipëria do jetë më e mirë sesa kjo që kemi sot”.

 

/e.d

Next Post
Kur të rreh edhe budallai i lagjes dhe…‘thyerja në mes’ e ortakut ‘marsian’

Kur të rreh edhe budallai i lagjes dhe...‘thyerja në mes’ e ortakut ‘marsian’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In