• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Festat e fundvitit/ FNSH do e shfrytëzojë edhe për kapjen e të kërkuarve

by Java News
23/12/2018 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANË – Me rastin e festave të fundvitit, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për të siguruar mbarëvajtjen e tyre. Albert Dervishaj, drejtor i Rendit Publik deklaroi dje se janë marrë një sërë masash shtesë, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, pasi pritet të ketë rritje të numrit të shtetasve që hyjnë e dalin nga territori i republikës, rritje të numrit të mjeteve në qarkullim, zhvillim të aktiviteteve festive në sheshe, qendra dhe lokale etj. Gjithashtu, janë hartuar planet e vendosjes së shërbimeve të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e akseve kryesore rrugore kombëtare. “Bazuar në informacione, do të organizohen shërbime të përbashkëta të këtyre strukturave dhe do të mbështeten edhe nga Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, Fier, Shkodër për kontrollin e territorit dhe patrullime të përbashkëta, për qarkullimin e sigurt të automjeteve dhe kapjen e personave objekt i këtij kontrolli”, ka deklaruar Dervishaj. Strukturat e policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, qendra tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj.

 

 

 

Në veçanti nga DVP Tiranë, gjatë natës së ndërrimit të viteve janë planifikuar punonjës policie në terren nga të cilët në Sheshin “Skënderbej”, ku do të festohet nata e ndërrimit të viteve dhe ku Bashkia e Tiranës organizon koncertin festiv, siguria është organizuar në bashkëpunim me të gjitha institucionet që kanë detyrime. Ndërsa, nga ana e strukturave të Kufirit dhe të Migracionit vazhdojnë masat me shtimin e posteve të punës në Pikat e Kalimit Kufitar, me qëllim kryerjen e procedurave të shpejta dhe krijimin e lehtësirave gjatë hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Janë evidentuar dhe organizuar shërbime në vende e objekte private, banka, zyra të këmbimit valutor, tregje, lokale dhe objekte ku administrohen vlera monetare e materiale, për të parandaluar ngjarje kriminale.

 

Gjithashtu, strukturat e policisë do të organizojnë takime me subjektet e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF), për përforcimin e shërbimeve të sigurisë së objekteve, si dhe gjatë shoqërimit dhe transportimit të vlerave monetare. Ndërkaq, Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucionet e tjera të Task Forcës së krijuar me urdhër të përbashkët të ministrit të Brendshëm, ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve” dhe në zbatim të detyrimeve që përcaktohen, do të ushtrojnë kontrolle për verifikimin e kushteve të prodhimit, të magazinimit dhe të përdorimit nga subjektet e licencuara për lëndët piroteknike dhe fishekzjarrët. Po ashtu, strukturat e policisë do të analizojnë dhe rivlerësojnë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme, për personat në kërkim, si dhe do të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

MASAT E POLICISË SË SHTETIT

  1. Rritja e sigurisë së komunitetit në të gjithë territorin.
  2. Parandalimi i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë të territorit nga strukturat e Policisë.
  3. Evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedentë kriminalë e penalë, i automjeteve që përdorin apo ambienteve që frekuentojnë.
  4. Rritja e efikasitetit të shërbimeve të policisë në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave.
  5. Identifikimi dhe kapja e personave të ngjarjeve kriminale kundër jetës e pronës dhe personave në kërkim.
  6. Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
  7. Rritjen e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale.
  8. Forcimi i masave për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese.
Next Post
E ëma e nënës së Astorit: Nuk dua fajtor për vdekjen e tij

E ëma e nënës së Astorit: Nuk dua fajtor për vdekjen e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In