• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FESTAT E FUNDVITIT/ Ambasada e SHBA publikon se kush mund të aplikojë për vizë

by Java News
22/12/2016 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e festave të fundvitit, ambasada e SHBA-ve në Tiranë jep një lajm të mirë: seksioni konsullor do t’i lejojë aplikantët shqiptarë për vizë turistike nën 14 dhe mbi 79 vjeç të përdorin programin e aplikimit për vizë me postë.

“Sezoni i festave ka mbërritur dhe qendra e Tiranës duket magjike me dritat e bukura dhe zbukurimet festive. Dhe një lajm i mirë: seksioni konsullor do t’i lejojë tash e tutje aplikantët për vizë turistike nën 14 dhe mbi 79 vjeç të përdorin programin e aplikimit për vizë me postë. Lexoni Hapin #3 këtu: http://go.usa.gov/x9Crw. Gëzuar Festat!”, shkruhet ne faqen e FB te ambasades amerikane ne Tirane.

SI TË APLIKONI

Për të aplikuar për vizë jo-emigrimi (p.sh.: biznes, turist, vizitor, student, punë, etj.), ju lutemi të ndiqni hapat e mëposhtëm.

Diplomatët, zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë dhe zyrtarët ushtarakë, si dhe punonjësit e organizatave ndërkombëtare dhe të NATO-s që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara në emër të qeverisë së tyre për t’u angazhuar vetëm në aktivitete zyrtare për atë qeveri, duhet të klikojnë në lidhjet përkatëse për udhëzime specifike mbi procedurën e aplikimit.

Të gjithë të tjerët duhet të ndjekin këta hapa:

1. HAPI I PARË: Plotësoni Aplikimin Online

Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të plotësojë formularin e aplikimit për vizë jo-imigrimi DS-160 online. Gjatë aplikimit, ju do të ngarkoni edhe një fotografi digjitale që i përmbush standardet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore – në Anglisht”.

Pasi të keni plotësuar formularin DS-160, printoni fletën e konfirmimit që mban kodin e aplikimit tuaj. Ju duhet ta sillni këtë fletë konfirmimi kur ju të paraqiteni në Ambasadën Amerikane në Tiranë për intervistën tuaj për vizë.

E RËNDËSISHME: Potësoni të gjithë informacionin me saktësi në formularin DS-160. Nëse keni përdorur emër ose mbiemër tjetër për shkak të martesës apo për arsye të tjera, ju duhet të vendosni tek DS-160 të gjithë emrat dhe mbiemrat e mëparshëm. Nëse nuk vendosni informacionin e saktë, do të krijohen vonesa në shqyrtimin e aplikimit tuaj për vizë. Formulari duhet plotësuar në Anglisht; për ndihmë ju lutemi lexoni udhëzimet në Shqip (PDF 538 KB).

2. HAPI I DYTË: Paguani Tarifën e Vizës

Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të krijojë një llogari duke pёrdorur njё nga mёnyrat e mёposhtme për të paguar tarifën e vizës dhe për të caktuar takimin për vizë:

• Në internet: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;
Me telefonon nё numrin: +355-044-500-037; ose 703-520-2498 nga SHBA;
Me shёrbimin Skype nёn emrin usvisaalbania.

Pasi të keni krijuar një llogari, ndiqni udhëzimet dhe zgjdhni mënyrën e pagesës (PDF 181 KB) për tarifën e vizës jo-emigruese. Pasi të paguani tarifën ju duhet për të caktoni një takim siç jeni udhëzuar.

3. HAPI I TRETË: Rinovim i vizës me postë ose Caktimi i Takimit për Vizë

Nëse ju po rinovoni një vizë që ka skaduar brenda 48 muajve, dhe kjo vizë ishte lëshuar në Tiranë, si dhe ju po aplikoni për të njëjtën kategori vize për të cilën kishit aplikuar edhe në vizën e fundit, atëherë ju mund të mos paraqiteni në Ambasadë për intervistë. Hyni tek llogaria juaj tek https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv dhe përgjigjuni pyetjeve të rinovimit të vizës me postë për të parë nëse kualifikoheni. Këtu do të gjeni një shembull të pyetësorit (PDF 208 KB).

Nëse ju nuk kualifikoheni për rinovimin e vizës me postë, atëherë ju duhet të caktoni një takim për t’u paraqitur në Ambasadë. Ju mund të:

• Hyni tek llogaria juaj tek: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;
Me telefonon nё numrin: +355-044-500-037; ose 703-520-2498 nga SHBA;
Me shёrbimin Skype nёn emrin usvisaalbania.
Fëmijët nën 14 vjeç dhe të moshuarit mbi 79 vjeç nuk janë të detyruar të paraqiten për intervistë; pasi të kenë plotësuar hapin tre ata mund të dërgojnë aplikimin e tyre me postë.

Kërkesat për takimet të përshpejtuara për intervistë konsiderohen vetëm në rrethana të kufizuara, dhe mund të kërkohen vetëm pasi të keni plotësuar të gjitha hapat më lart.

4. HAPI i KATËRT: Përgatituni për Intervistën Tuaj

Ju duhet të sillni dokumentacionin e mëposhtëm a) në intervistën tuaj nëse do të intervistoheni personalisht, ose b) me postë nëse po rinovoni vizën me postë:

1. Pasaportën tuaj;
2. Fletën e konfirmimit të formularit DS-160 që përmban barkodin dhe fotografinë tuaj;
3. Një fotografi me përmasa 5×5 cm;
4. Fletën e takimit për intervistë që printuat nga https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;
5. Ndonjë dokument shtesë ose tarifë shtesë që mund të kërkohen për llojin e vizës për të cilën po aplikoni.

Lutemi të paraqiteni në orarin e caktuar për takimin tuaj. Nuk është e nevojshme të mbërrini shumë herët: orari i takimit tuaj është orari kur ju do të lejoheni të hyni, ai nuk është orari kur ju do të intervistoheni. Pajisjet elektronike, ushqim, pije, si dhe çanta të mëdha nuk lejohen brenda në Ambasadë. Vetëm aplikantët që janë në listë për intervistë (dhe një prind nëse fëmij që po aplikon është minoren) do të lejohen të hyjnë. Palë të treta (duke përfshirë të afërm, miq, kolegë, punëdhënës, avokatë, etj.) nuk do të lejohen të hyjnë në Ambasadë.
Pas Intervistës Suaj
Në shumicën e rasteve ju do të merrni një vendim nga konsulli mbi aplikimin tuaj për vizë në përfundim të intervistës suaj. Ndonjëherë mund t’ju kërkojmë informacion shtesë dhe disa raste kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm administrativ përpara se ne të mund të marrim një vendim.

Nëse aplikimi juaj është miratuar, ne do ju kthejmë pasaportën tuaj me vizë me anë të shërbimit postar DHL brenda rreth 10 ditëve punë. Ju nuk do të paguani për këtë shërbim. Ju nuk duhet të bëni plane përfundimtare derisa ju të keni marrë në dorëzim pasaportën tuaj me vizë.

Nëse aplikimi juaj për vizë është refuzuar, pasaporta juaj do ju kthehet mbrapsht në përfundim të intervistës suaj me një letër që shpjegon bazën ligjore të refuzimit tuaj.

MA.ME

Next Post
VIDEO/ A ishte mashtrim skena e vrasjes së ambasadorit rus? Për çfarë dyshojnë turqit

VIDEO/ A ishte mashtrim skena e vrasjes së ambasadorit rus? Për çfarë dyshojnë turqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

March 1, 2026
Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

March 1, 2026
Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

March 1, 2026
Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

March 1, 2026
Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

March 1, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Protestat e dhunshme si terapi në grup

March 1, 2026
Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, Von der Leyen: Përshkallëzimi i konfliktit është real! Duhet një tranzicion urgjent

Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, Von der Leyen: Përshkallëzimi i konfliktit është real! Duhet një tranzicion urgjent

March 1, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

March 1, 2026
Shkarkimi i Ilir Prodës, reagon Noka: Tregon panikun e Ramës! Presioni i protestave të opozitës po çmonton …

Shkarkimi i Ilir Prodës, reagon Noka: Tregon panikun e Ramës! Presioni i protestave të opozitës po çmonton …

March 1, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In