Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka folur për masat e policisë për festat e fundivitit.
Çako është shprehur se janë shtuar kontrollet dhe se policia është në shërbim të përforcuar.
Këto masa të marra nga policia e Shtetit kanë për qëllim ndalimin e incidenteve dhe aksidenteve. Çako ka deklaruar gjithashtu se janë shtuar kontrollet në disa institucione shtetërore të rëndësisë së veçantë. Ai shtoi më tej duke thënë se policia e Shtetit ka një listë personash që mbahen nën vëzhgim.
ma.me