• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Festa shqip e Krishtlindjes Ortodokse, nga viti i ardhshëm edhe në Manastir

by Java News
07/01/2024 18:02
crkva Svete Bogorodice (Bitola)

crkva Svete Bogorodice (Bitola)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Manastir,  7 janar 2024 – Në nderim të festës së Krishtlindjes Ortodokse, sot në Manastir qëndroi një grup studiuesish nga Shkupi e Tetova, i udhëhequr nga drejtori i ITSHKSH,  Prof. dr. Skender Asani. Stacioni i parë i kësaj vizite ishte kisha e Shën Dhimtrit, e ndërtuar në vitin 1834, aty ku ishin pagëzuar disa gjenerata të  familjes së madhe Qiriazi dhe familjeve të tjera ortodokse shqiptare nga Manastiri dhe rrethina. Oborri i kësaj kishe, ende ruan gjurmët e prezencës së ortodoksisë shqiptare, përmes varreve ku me dekada prehen eshtrat e familjes së gjerë të Qiriazëve dhe të familjeve të tjera ortodokse shqiptare nga ky rajon.
Për të nderuar mysafirët, familja e Oliveri Qiriazit, bashkë me vajzën e vogël Kirijana,  kishte shtruar edhe drekën e Krishtlindjes.
Në kalendarin e ngjarjeve të rëndësishme kulturore e shpirtërore të ITSHKSH, nga viti i ardhshëm, pikërisht më 7 janar, do të kremtohet festa shqip e Krishtlindjeve Ortodokse  në Manastir, ngjashëm si festa shqip i Krishtlindjes katolike që mbahen për çdo 23 dhjetor.

Ky aktivitet do të përkojë edhe me fillimin e punëve të Departamentit të trashëgimisë kulturore për rajonin e Pellagonisë – “Qiriazët”, bartës i të cilit do të jetë Oliver Qiriazi.
ITSHKSH në kuadër të këtij Departamenti dhe të veprimtarisë së vet hulumtuese-shkencore, do të fokusohet në ndriçimin dhe afirmimin e vlerave të harruara të trashëgimisë kulturore-shpirtërore të ortodoksëve shqiptarë nga rajoni i Pellagonisë dhe jo vetëm.
Studiuesit nga Shkupi dhe Tetova, Dr. Besnik Rameti, udhëheqës i Departmanetit të historisë në ITSHKSH dhe Mr. Ismet Krosi, pedagog në UT, të udhëhequr nga drejtori Prof.dr. Skender Asani, me këtë vizitë në Manastir, në nderim të festës së Krishtlindjes Ortodokse, hapën një shteg të ri në ribërjen e një realiteti të ri kulturor-shpirtëror, duke i dhënë vendin e merituar ortodoksisë shqiptare në Maqoninë e Veriut. (ITSHKSH)

 

 

Next Post
“The making of Albanians”

Shqipëria në “deficit demokratik”?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In