• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Festa e vërtet nis pas orës 11 të natës/ Madridi “oaz” argëtimi në “shkretëtirën” e krijuar nga kufizimet evropiane

by Java News
31/03/2021 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Madrid festa e vërtet nis pas orës 11 të natës atëherë kur lokalet janë të mbyllura dhe hyn në fuqi ndalim-qarkullimi.

Ky është momenti kur grupe të rinjsh nga Italia, Holanda, Gjermania dhe e Franca, bashkohen me bashkëmoshatarët e tyre spanjollë në rrugët e ngushta të Madridit në kërkim të mundësive për argëtim të paligjshëm. Shumica e tyre janë rreth të 20-at, të etur për të festuar në kryeqytetin spanjoll gjë që nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë për muaj me radhë në vendin e tyre, për shkak të masave të rrepta të bllokimit.

Falë politikës së bareve dhe restoranteve të hapura, si brenda ashtu edhe jashtë, si dhe duke mbajtur hapur muzetë e teatrot edhe në ato raste kur infeksionet kanë mbingarkuar spitalet, Madridi ka krijuar reputacionin e një oazi për argëtim në shkretëtirën e krijuar nga kufizimet në Evropë.

Rajonet e tjera spanjolle kanë një qasje më të rreptë ndaj argëtimit. Vendpushimet në bregdet ofrojnë një gamë të kufizuar opsionesh për ata pak vizitorë që u shfaqën, çka përkon me javën e Pashkëve, mes një sërë rregullash kontradiktore evropiane të udhëtimit.

“Është privilegj për mua të shkoj në lokale sepse në Francë nuk mundesh. Këtu mund të shkoj në restorante, të ndaj kohën me miqtë jashtë shtëpisë, të zbuloj qytetin”, thotë Romy Karel. 20-vjeçarja nga Berlini fluturoi drejt Madridit të enjten e kaluar nga qyteti francez Bordo, ku ajo po studion për shkenca shoqërore.

“Nuk më kujtohet kur ishte hera e fundit që e kam bërë një gjë të tillë”, thotë ajo.

Vizitorët po u sjellin punë disa bizneseve jetike për vendasit dhe u kanë dhënë politikanëve edhe më shumë argumente për të debatuar para zgjedhjeve rajonale të polarizuara. Isabel Díaz Ayuso, presidentja rajonale e Madridit e cila kandidon për t’u rizgjedhur, po përpiqet të tërheqë vota përtej mbështetësve të saj konservatorë duke bërë fushatë nën sloganin e “lirisë”.

Jashtë kryeqytetit, përpjekjet për të filluar turizmin po sjellin rezultate të ndryshme. Pjesërisht, kjo për shkak të një numri rregullash në nivel rajonal, kombëtar e madje evropian që ndalojnë udhëtimet e brendshme jothelbësore duke krijuar një boshllëk për ata që kërkojnë të pushojnë në Spanjë.

Megjithëse Gjermania ka ndaluar të gjithë turizmin e brendshëm dhe ka shkurajuar udhëtimet jashtë vendit, qeveria i ka lejuar udhëtimet në ishujt Baleare të Spanjës, të cilat kanë një normë të ulët infeksioni. Por shumë nga ata që kishin rezervuar hotele u zhgënjyer kur mbërritën, pasi mësuan se baret dhe restorantet qëndronin të mbyllura natën./VOA

g.kosovari

Next Post
Basha tregon sakrificat: I kam rënë vendit cep më cep, kam përballë ca njerëz që janë gati të bëjnë çdo gjë

Basha: Rama nuk e mbajti premtimin, Shqipëria e kapur nga korrupsioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In