Këngëtari i hip-hopit, i njohur me nofkën e artit Noizy, ka vizituar ditën e sotme jetimoren e Durrësit.
Me rastin e Kurban Bajramit, i gjendur pranë fëmijëve pa prindër, Noizy ka përcjellë mesazhet e paqes që i takojnë festës së Bajramit.
Mësohet se këngëtari ka shpërndarë dhurata për Shtëpinë e Fëmijës, ndërsa miq të tij bëjnë të ditur se Noizy e bën shpesh këtë vizitë.