• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festa e Krishtlindjes/ Erion Veliaj shpërndan dhurata për fëmijët në nevojë: Krenar…!

by Java News
25/12/2021 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në Qendrën e re Komunitare Kombinat, ku shpërndau dhurata për fëmijët e familjeve në vështirësi ekonomike. Veliaj apeloi për më shumë solidaritet në këto ditë festash.

“Jam shumë krenar për ju dhe jam shumë i lumtur që jemi këtu sot, në një hapësirë më të madhe, më të bukur. Është një ambient ku fëmijët vijnë të bëjnë detyrat, ku ne ndihmojmë edhe disa fëmijë specialë, që kanë pak më shumë nevojë për ndihmë, dhe të sigurohemi që të gjithë shkëlqejnë. Por, sigurisht, ky është edhe një ambient për gjyshërit e gjyshet, që edhe ata të kenë një vend ku të takojnë njëri-tjetrin, të hanë një vakt të ngrohtë. Shpresoj shumë që kur të rriteni, do e vazhdoni ju këtë punë. Nëse në këtë qytet rritemi me dashuri, qyteti bëhet edhe më i mirë se ç’është. Nëse dikush ka nevojë për një fjalë të mirë, që t’i trokasim në derë dhe t’i themi gëzuar festat, kjo do t’ia ngrohte zemrën shumë”, tha ai.

Kryebashkiaku u shpreh se qendra ofron jo vetëm një strehë dhe vakte të ngrohta për të moshuarit e njerëzit në nevojë, por edhe shërbime për fëmijët me aftësi ndryshe, si fizioterapi, terapi arti dhelogopedi pa pagesë.

“Fakti që qindra fëmijë marrin shërbime këtu, i bëjnë detyrat këtu, marrin ndihmën e psikologut, një trajtim dhe terapi të veçantë, është një ndihmë e jashtëzakonshme për familjet e tyre. Ndoshta vërtet nuk ka duk siç mund të ketë një vepër e madhe publike, por unë besoj se vepra më e madhe në qytet, aseti më i rëndësishëm i tij, janë njerëzit. Qytete pa asfalt kam parë, qytete pa pemë kam parë, pa shtylla, pa pllaka. Por qytete pa njerëz nuk kam parë. Puna që bëjmë me njerëzit për t’u siguruar që në këtë qytet nuk ka rëndësi nëse një fëmijë jeton në Kombinat, në Ndroq, në Vaqarr, në Astir – pra nëse është në dukje në periferi – nuk ka nevojë të jetë në periferinë e vëmendjes sonë. Qyteti ka edhe qendër, ka edhe periferi, por për sa kohë që shërbimet janë njësoj dinjitoze dhe shanset për çunat dhe gocat janë njësoj të barabarta për të ecur përpara në jetë, e kemi kryer misionin tonë”, nënvizoi ai.

Duke falënderuar stafin për përkushtimin e treguar në shërbimin ndaj komunitetit, Veliaj u shpreh se Qendra Komunitare Kombinat shërben si shembull, ndërsa siguroi për rritjen e numrit të shërbimeve që do të ofrohen. “Ju jam shumë mirënjohës stafit që punon, atyre që merren me terapinë, psikologët, ata që punojnë në kuzhinë, që bëjnë shërbimin ambulator në shtëpi. E vlerësoj jashtë mase punën tuaj! Qendra sociale me këto kushte nuk kam parë as në Europë. Tani që i kemi kushtet, puna bëhet pak më e lehtë, kemi mundësi të rrisim gamën e shërbimeve tona dhe kapacitetin e shërbimeve. Nën këtë shembull të Qendrës Sociale të Kombinatit na duhet të ndërtojmë një etalon se çfarë do të thotë shërbim modern dhe çfarë do të thotë një qendër që i ka të gjitha kushtet”, theksoi Veliaj.

Sikurse e ka kthyer tashmë në një traditë, Bashkia e Tiranës, në kuadër të festave të fundvitit, ka menduar edhe këtë vit që të jetë sa më pranë fëmijëve që frekuentojnë qendrat komunitare se bashku me familjen e tyre duke shpërndarë dhurata.

Next Post
“Mbase s’më pëlqen në seks kur të dalim jashtë”/ Donaldi jep “mesazh” për Beatrix, kujton ish-të dashurën e tij: Sa e vështirë t’i harrosh…

“Mbase s’më pëlqen në seks kur të dalim jashtë”/ Donaldi jep "mesazh" për Beatrix, kujton ish-të dashurën e tij: Sa e vështirë t’i harrosh…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In