Festa e Fenerëve që sivjet ra më 12 shkurt, shënoi përfundim të kremtimeve të Vitit të Ri Kinez, ose Festë të Pranverës. Në Harbin, qyteti organizativ i Lojërave Dimërore Aziatike 2025, u zhvillua një aktivitet ndërkombëtar i shkëmbimeve kulturore për këtë rast.
Në aktivitetin e bashkëorganizuar nga CGTN dhe dega e Grupit Mediatik të Kinës në provincën Heilongjiang, morën pjesë sportistë, anëtarë të delegacioneve dhe përfaqësues të mediave nga vende dhe rajone të ndryshme aziatike për të kremtuar Festën e Fenerëve. Pjesëmarrësit shijuan shfaqje tradicionale kulturore dhe provuan me interes të madh zakone popullore festive kineze.
Atmosfera u ngrit më tej gjatë shfaqjeve tradicionale të vallëzimit, si Valle të Daulleve të Gjata dhe kërcim Yangge. Të ftuarit ndërkombëtarë u bashkuan, duke imësuar se si t’i bienin daulleve dhe të kërcenin Yangge. Një moment i veçantë i aktivitetit ishte shfaqja e një qeni robot patrullues, i cili tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, me shtimin e faktorëve teknologjikë modernë.