• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festa e Birrës, historia, muzika dhe bashkëjetesa

by Java News
09/08/2021 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nolian Nole

Debati më i fundit që është ndezur lidhur me pjesëmarrjen e një artisti serb i cili do të performojë muzikë në “Festën e Birrës” në Korçë, ka nxjerrë në pah disa këndvështrime dhe emocione.

Si i rritur në një familje që ka bashkëjetuar me artin dhe muzikën, anëtarët e së cilës janë piktorë e instrumentistë ndërsa unë vetë një ish-nxënës i shkollës artistike për piano, e kam të panatyrshme të përfshihem në vorbullën absurde të preferencës muzikore, që diktohet nga kombësia apo kufijtë gjeografikë.

Me këtë lloj arsyetimi, për gjithçka ne shqiptarëve na ka ndodhur si padrejtësi me kosto të jashtëzakonshme në të kaluarën e largët apo të afërt, duke filluar qysh nga ish perandoria otomane që na mbajti të pushtuar për 5 shekuj, e deri te pushtimi fashist i Italisë apo ai nazist i Gjermanisë, si dhe të gjitha konflikteve apo raprezaljeve mes fqinjësh në një Ballkan historikisht të trazuar, ku gjithmonë shqiptarët kanë qënë të dhunuar e jo dhunuesit, duke kulmuar deri me genocidin e llahtarshëm të regjimit serb ndaj Kosovës, ne nuk do duhej të dëgjonim kurrë muzikë turke, italiane, gjermane, greke, serbe, etj.

Ndërkohë që, edhe kur shqiptarët kanë qënë të izoluar nga regjimi komunist, një pjesë jo e vogël e tyre janë “arratisur” gjithmonë për të dëgjuar fshehurazi muzikë të huaj, siç njëkohësisht mesa unë di, edhe bashkëkombasit tanë në Kosovë kanë dëgjuar jo pak muzikë serbe, ndërkohë që ishin aq gjatë nën “umbrellën” e ish Jugosllavisë.

Në historinë e shteteve shumë njerëz janë flijuar për të arritur qëllime madhore, siç është pavarësia, si shprehja më klasike e kuptimit të lirisë për një komb. Në rastin e Kosovës rrugëtimi drejt pavarësisë ka qënë një dhimbje e pakrahasueshme, duke qënë se krimet e regjimit sërb kanë qënë makabre edhe mbi popullsinë civile.

Në vitin 1999, vit që përkon me kulmin e marrëzisë së Millosheviçit, shqiptarët hapën dyert e zemrës dhe shtëpive të tyre. Atë vit në familjen time për shembull, kemi ndarë momente të paharrueshme duke jetuar për disa muaj me tre motra të shkëlqyera nga Prishtina. Këtë marrëdhënie ne vazhdojmë ta ruajmë me shumë dashuri e besoj se nuk do e humbasim asnjëherë, për gjithë pjesën e mbetur të jetës.

Ky natyrisht është vetëm një nga shembujt e shumtë që dëshmon sesa e natyrshme është lidhja mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, kur ajo që na bashkon është në radhë të parë dashuria për gjakun tonë. Këtë ne e ridëshmuam me një reagim shumë solidarizues kur vëllezërit tanë nga Kosova na u gjendën pranë në kohë rekord me gjithçka ata patën mundësi, pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë në fundvitin e 2019 dhe shkundi edhe zemrat e tyre, apo kur edhe Shqipëria një vit më vonë u përpoq të ndihmonte mesa pati mundësi në një vit shumë të vështire pandemie, për të ofruar në Kukës vaksina falas për bashkëkombasit tanë andej Muriqanit.

E bëra këtë parantezë disi historike, jo për të justifikuar veten se më pëlqen muzika e Goran Bregoviçit. Në fakt nuk i njoh atij shumë këngë, por nuk e mohoj se një disk me duete të kënduara mrekullisht prej tij dhe Jorgo Dalarës në albumin e tyre të titulluar “With two canvas shoes”, e kam dëgjuar me dhjetëra herë.

Artistët ndonjëherë janë kontraversë për nga natyra, ata padyshim kanë edhe bindjet e tyre politike si qënie sociale, pasi e kanë këtë të drejtë njësoj si ne. Patjetër kanë edhe origjinën e tyre, si në rastin e Goranit, që dikur ishte shprehur se: “Babai im është një katolik kroat, nëna ime një sërbe ortodokse, dhe gruaja ime një myslimane e Bosnjës”, duke e vazhduar këtë prezantim me pyetjet e shprehura nga vetë ai: “Kush duhet të ishte vrarë? Familja e gruas time? Babai im? Apo nëna ime? Unë nuk urreja askënd. Isha vetëm i trishtuar. E vështirë të besohet se ne nuk kemi mësuar asgjë nga historia dhe përsërisim të njëjtën luftë çdo pesëdhjetë vjet”.

E shkëputa këtë citat të tij, së paku si një dëshmi domethënëse, e cila mund të na ndihmojë për të mos e urryer minimalisht si artist. Unë vetë, akoma nuk kam lexuar ndonjë tekst kënge apo dëgjuar ndonjë deklaratë të tij ulëritëse, që të reflektojë ndonjë tendencë që ushqen ndjenja antishqiptare.

Përpos kësaj, duhet pohuar se ne nuk e dëgjojmë muzikën e artistëve detyrimisht mbështetur në informacionin paraprak të CV-së jetësore të tyre, por e dëgjojmë muzikën sepse notat dhe tingujt e saj na depërtojnë natyrshëm, pa na pyetur shumë nësë në doganën e Serbisë apo të Greqisë, jo gjithmonë trajtohemi siç do ishte e udhës, apo qoftë edhe pa e njohur Sërbia ende pavarësinë e Kosovës.

Sigurisht që në fund gjithçka është zgjedhje personale, pasi edhe shijet tona janë të tilla. Ndaj, natyrisht që askush nuk mund të detyrojë askënd të vijë të argëtohet me doemos në një aktivitet si “Festa e Birrës” në Korçë, por nga ana tjetër, nuk mund të pranojmë kurrësesi të fyemi dhe kërcënohemi në qytetin e kulturës, nga kushdo që ka zgjedhur ta sabotojë atë për arsyet e veta.

Për të gjitha këto arsye e me siguri edhe shumë të tjera, mendoj se nuk është aspak e civilizuar që të mos përpiqemi të ngjizim gradualisht vlera të shtuara kozmopolitizmi, që minimalisht nuk frymëzojnë akoma përçarje ndërveti dhe njëkohësisht nuk falimentojnë as perspektivën e dëshiruar e të paevitueshme të një bashkëjetese moderne mes vendeve të Ballkanit.

Me siguri herët ose vonë i gjithë ky rajon do të integrohet në Europën e Bashkuar, duke i shtuar yjeve të qiellit të Europës së vlerave universale edhe ngjyrat e vlerave tona unikale, si dy shtete shqiptare që kanë ditur të prodhojnë kulturë dhe shembuj mbresëlënës të të parëve tanë patriotë të vërtetë, por edhe të shëmbujve të erës sonë, me tolerancën kozmopolite që duhet të tregojmë gjithmonë dhe me shembullin e talenteve tona që na bëjnë krenarë. Por pse jo, edhe me sjelljen e mënyrën tonë europiane të të menduarit.

Next Post
Ulen ‘armët’/ Turqia “harron” tensionet me Greqinë, dërgon dy avionë për të shuar zjarret në vendin fqinj

Ulen 'armët'/ Turqia “harron” tensionet me Greqinë, dërgon dy avionë për të shuar zjarret në vendin fqinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, politologu: Qesharake, zhgënjyese dhe mllefonjëse!

February 10, 2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike

February 10, 2026
VIDEO- Pjesëmarrje e ulët në protestën e opozitës te Kryeministria

Protesta e opozitës, analisti: Synon të prodhojë lajm se në Shqipëri digjen institucionet

February 10, 2026
I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta

February 10, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së

February 10, 2026
“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

“Po u futët në çadër, a keni menduar si do të dilni, se Lulin e nxorri Rama?”/ Balliu shpjegon “kilometrin e fundit” të Berishës

February 10, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Ndryshime në legjislacion, avokati: Asnjë ndërhyrje nuk bëhet pa miratimin e BE-së

February 10, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nëse votohet sot në Shqipëri…

February 10, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

“Prokurori ka tejkaluar kompetencat”, analisti: Veliaj ende nuk është njohur me dosjen, skandaloze

February 10, 2026
E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan

E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In