• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festa e 28 Nëntorit, Veliaj letër qytetarëve: Të jemi të bashkuar; kemi ende shumë punë të mira përpara

by A R
27/11/2020 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime…”, e nis letrën e tij, drejtuar qytetarëve të Tiranës, për festat e Nëntorit, kryebashkiaku Erion Veliaj. Në pamundësi për t’i ftuar në sheshin “Skënderbej”, për shkak se masat kundër pandemisë nuk lejojnë grumbullime njerëzish, Veliaj ka zgjedhur t’i urojë të gjithë qytetarët e Tiranës përmes një letre të personalizuar, shoqëruar edhe me një flamur për t’u vendosur në dritaret e gjithsecilit.

“Po vij unë te ju – shkruan ai – te gjithsecili, bashkë me këtë flamur dhuratë. Se duhet të festojmë tek e fundit, se kemi nevojë të festojmë. Sot, akoma më shumë. Është festa e shqiptarëve, ndoshta nga të rrallat çaste kur ndarja nuk ekziston; s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit… Ka vetëm shqiptarë, me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 NËNTOR”.

Ai nënvizon se pavarësisht sfidës së pandemisë që ka përfshirë botën, flamuri kuq e zi na mëson të qëndrojmë të bashkuar dhe të ecim përpara me transformimin e Tiranës.

“Një vit më parë, na u desh ta anulonim festën e Pavarësisë. E patëm përgatitur, por fataliteti i tërmetit na dha një goditje të paimagjinueshme, që vijoi me një s­fidë akoma më të madhe pas saj, shpëtimin e jetëve dhe rindërtimin. Në këtë 28 Nëntor, sërish nuk ka festë. S’mblidhemi dot në shesh për të kujtuar themeluesit e shtetit tonë, gjithnjë në përpjekje për ta shpëtuar Shqipërinë e shqiptarët nga shpërbërja a humbja. S’mblidhemi dot, sado që është një ditë themelore për ekzistencën tonë. Por, jeta kështu është: Fati dhe ne, përballë, në dyluftim. Ndaj, sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar, sepse e di që një shqiptar mund të bëjë shumë për veten e tij, por kur bëhen dy, ashtu si shqiponja jonë me dy koka në flamur, mund të bëjnë edhe më shumë për Shqipërinë. Mjafton ta shihni çdo ditë për një minutë si valëvitet ky flamur, që të vijojë të na mësojë bashkimin e si të ecim përpara në transformimin e Tiranës”, thekson Veliaj.

Në letër ai vë në dukje se në Tiranë është bërë shumë punë, por ka ende shumë punë të tjera janë përpara. Ndërkaq, nesër Bashkia e Tiranës ka përgatitur një ceremoni zyrtare për festën e 28 Nëntorit, si dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar në sheshin “Skënderbej”, e cila do të transmetohet në rrjetet sociale.

Letra e plotë e kryetarit Veliaj:

I dashur bashkëqytetar i Tiranës,

Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime. Por s’bën. Atëherë, po vij unë te ju, te gjithsecili, bashkë me këtë flamur dhuratë. Se duhet të festojmë tek e fundit, se kemi nevojë të festojmë. Sot, akoma më shumë. Është festa e shqiptarëve, ndoshta nga të rrallat çaste kur ndarja nuk ekziston; s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit… Ka vetëm shqiptarë me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 NËNTOR!

Në këtë 28 Nëntor, ju them me zemër se sado e pazakontë është koha që po kalojmë, ia vlen të mendosh dritën që sjell gjithnjë mëngjesi pas natës së errët. E në pamundësi për t’u përqafuar në shesh, po trokas në derën tuaj, se si thotë i moçmi: kur ndahet me të tjerë gëzimi shumëzohet e hallet pjesëtohen. E këto halle që po mbajmë e kanë të rëndë peshën nëse jemi vetëm.

Një vit më parë, na u desh ta anulonim festën e pavarësisë. E patëm përgatitur, por fataliteti i tërmetit na dha një goditje të paimagjinueshme që vijoi me një s­fidë akoma më të madhe pas saj, shpëtimin e jetëve dhe rindërtimin

Në këtë 28 Nëntor, sërish nuk ka festë. S’mblidhemi dot në shesh për të kujtuar themeluesit e shtetit tonë, gjithnjë në përpjekje për ta shpëtuar Shqipërinë e shqiptarët nga shpërbërja a humbja. S’mblidhemi dot, sadoqë është një ditë themelore për ekzistencën tonë. Por jeta kështu është: Fati dhe ne, përballë, në dyluftim.

Ndaj, sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar, sepse e di që një shqiptar mund të bëjë shumë për veten e tij, por kur bëhen dy, ashtu si shqiponja jonë me dy koka në flamur, mund të bëjnë edhe më shumë për Shqipërinë. Mjafton ta shihni çdo ditë për një minutë si valëvitet ky flamur, që të vijojë të na mësojë bashkimin e si të ecim përpara në transformimin e Tiranës.

Ne as mundemi e as duam t’u shmangemi sfidave. Prej më se një viti punën që kemi pasur dhe bërë, vështirë ta kishim imagjinuar. Shumë punë kemi bërë, shumë kemi përpara, akoma. Se s­fidat maten me aftësinë për të dalë mbi to e për t’i nënshtruar.

Dua t’ju uroj festën të gjithëve, t’ju dhuroj këtë flamur e t’ju ftoj t’i skuqni me flamuj ballkonet tuaja e rrugët e Tiranës!

Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar Festën e Flamurit!

/a.r

Next Post
Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In