Presidenti amerikan, Barac Obama, ka mbajtur në Shtëpinë e Bardhë një pritje për Ditën Kombëtare të Greqisë, 25 marsin.
Duke folur në ceremoni, Presidenti i SHBA foli për marrëdhëniet miqësore midis Greqisë dhe SHBA, ndërsa lidhur me mundësinë e arritjes së marrëveshjes për programin grek, ai tha se “ne jemi duke punuar për të.”
Në fjalimin e Obamës nuk munguan dhe batutat, kur ai me humor zbuloi një detaj të veçantë:“Michelle vazhdimisht e furnizon frigoriferin tonë me kos grek.”
Fjalimin Obama e mbylli me një thirrje në greqisht:”Rroftë Greqia!”