• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ferri, biznesi dhe Republika e Shqipërisë

by Ben Andoni
30/10/2025 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Vendet më të errëta në ferr u janë rezervuar, atyre që ruajnë neutralitetin në kohë krize morale”. Fjalët janë të babait të arkitekturës së Komedisë Hyjnore (Ferrit-Purgatorit-Parajsës). Dante Aligieri e kishte kuptuar mirë se kur duhet të flasësh ose të shkruash, sidomos në kohë të vështira, atëherë njerëzit pakohen, druhen dhe llogarisin problemet, por mbi të gjitha rehatinë. I tillë ka ardhur momenti në Shqipëri me atë që duket se po gatuan politika jonë për t’u përjetësuar. Ende shoqëria nuk është e gatitur të reagojë, kurse grupet e interesit dhe sidomos media duket e kapluar nga çështje krejt të tjera.

Është e vërtetë se në tre dekadat (+gjysmë) e fundit jemi drejtuar nga individë të rangjeve të ndryshme, të cilët jo pak herë lënë shumë për të dëshiruar dhe më shumë akoma që i kanë braktisur kredot morale. Ndërkohë kanë bërë mirë për vazhdimësinë e tyre dhe sidomos ciklimin e mediokërve që nuk kanë asnjë skrupull. Shqetësues se e njëjta entropologji shihet edhe tek brezi i ri. Përfito çfarë të mundesh, kjo është moto! I tillë është vendi ynë sot, mbushur me të tillë njerëz. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ankohej se nuk e linin të bënte punën. Shefi i SPAK-ut kapte kokën nga pyetjet “intelektuale” të deputetëve. Të tjerët të rëngjethnin për gjërat që artikulonin, por asgjë…nga politika. Asgjë nga publiku. Asgjë nga instrumentet e tjera qeverisëse. A duhet të rrimë më kështu? A na përfaqëson më kjo politikë? Po nëse do ta arnojnë sërish Kushtetutën, gjë që ka shumë gjasë? Arnim është fjala më e mirë për të thënë, pasi PD dhe PS e kanë bërë shumë herë deri më tani.

Pak orë më parë (30.10.2025), një ministër shqiptar përshkronte i vetëm pedonalen, krejt i krekosur! Nga pas e ndiqte një shoqërues (bodyguard) por në një largësi gati 10 metra! I ngrati shtrëngonte çantën e shefit, ndërsa eprori ecte me kokën lart dhe me një krenari të pazakontë, sikur dilte nga ndonjë aulë universiteti prestigjioz. Për etikë nuk po e përmendim, por shumë u ka ngjallur neveri mendjemadhësia e këtyre individëve që duhet të ishin nga më kokulurit në vend sepse merren me problemet e vendit (nga ato ekonomike dhe sociale, kryesisht), fushat prej të cilave shqiptarët po e lënë vendin. Me një thjeshtim të gjykimit, në këtë kategori mendimi, po ministrat e tjerë?! Nuk është e nevojshme të hamendësosh se ç’bëjnë ministrat, sepse u dihen bëmat, kurse SPAK ka nisur një inkursion, nga i cili të gjithë shqiptarët, presin një lloj përgjigje. Por ajo vonohet e vonohet.

Ndryshimet që Rama mëtoi në Asamblenë e PS-së (që për nga rëndësia mund të quhet aktiviteti kryesor i vendit) u fol për rrudhjen e parlamentit në 100 deputetë dhe shumë gjëra të tjera, kurse z. Berisha konfirmoi pak më përpara se po negociohet me PS. Se çfarë dihet. Marrëveshjet e tyre bëhen gjithnjë në kurriz të shqiptarëve, por jo të parimit dhe ndarjes së pushteteve. Pushtetet e tjera veç atij të Ekzekutivit në Shqipëri janë krejt inaktivë. Më keq akoma ato kontrolluese. I pamë së fundi në parlament dhe drojën sesi raportonin njëri pas tjetrit, por edhe pengesat.

Shqetësimi më i madh është struktura e re drejtuese e vendit, apo mënyra sesi Rama po mundohet të imponohet me fuqinë e pamatë të numrave për ndryshimet kushtetuese. Ato kanë nisur dhe janë poshtë rrogozit dhe, kur gjithë shqiptarët presin ndryshime që do mundësonin zgjedhje fair dhe një reformë territoriale të nevojshme, duket se përpjekja është që të strukturohet parlamenti për interesa dhe me këtë rast dhe përjetësia e “Plakut” Berisha dhe “Rioshit” Rama që do të ngulmojnë aty për vendet në Senatin e një parlamenti që asnjëherë nuk u bë pushteti i vërtetë legjislativ i shqiptarëve. Duket se blloku ndaj Drejtësisë do jetë institucional dhe përballja e dyshes Berisha-Rama që nuk njohin më asnjë kanon demokratik do mbetet i qetë me kinse debatet e tyre ajrore. Të mos harrojmë se kjo është serioze ose si e thoshte më qartë ‘ciniku’ Çërçill: “Politika nuk është lojë. Është një biznes serioz”. Dhe,  në këtë biznes Berisha dhe Rama janë të paparë. Republika po cenohet lodhshëm dhe shpatullat e saj po ulen nga dita në ditë prej mungesës së respektit dhe goditjes së saj. Këtë e shikoje sot tek ai ministri i sotëm, ndjekur nga bodygart-i që ulte kokën për të mos u vërejtur në atë gjendje, ku na ka katandisur të gjithëve biznesi i hidhur i politikës shqiptare në kurriz të Republikës tonë III. (Javanews)

 

Next Post
Fitorja e parë e Veliajt dhe kantieri politik që hapi Kushtetuesja

Erion Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In