Fermeri që u ankua dje, gjatë takimit që Rama zhvilloi me fermerët në Maliq, tha se kanë dashur ta eliminojnë për shkak të problemeve të pronësisë.
Beniamin Metko ka deklaruar se është kërcënuar nga pushtetarë dhe gjyqtarë të korruptuar, ndërsa e ka quajtur kryeministrin Edi Rama “të pabesë” pasi i preu fjalën gjatë komunikimit me fermerët në Maliq.
“Iu drejtova kryeministrit sepse kam vite që zvarritem për pronën time dhe kërcënohem me jetë. Rama nuk e mori parasysh problemin tim por më ndërpreu fjalën, kjo ishte pabesi. Jam kërcënuar nga pushtetarët dhe gjyqtarët e korruptuar. Po më rrëmbejnë pronën time pabesisht dhe po ma vjedhin persona që kanë mbështetje nga pushteti. Ndihem i kërcënuar. Nëse nuk më japin të drejtën time që e kam me dokumente do e çoj vetë drejtësinë në vend. Do i zhduk para se të më zhdukin por pronën time nuk lejoj të ma marrin njerëz të panjohur”, ka deklaruar Metko për Balkanweb.
BW/d.i.










