• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fermerët të mos mbjellin çfarë t’u thotë mendja”/ Rama: Shqipëria vendi i parë në rajon për investimet në bujqësi

by
30/06/2021 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujqësia është kryefjala e fjalimit të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Shqipëria është vendi i parë në rajon për ndihmën e dhënë për këtë sektor.

Duke risjellë në vëmendje objektivin prej 1 mld dollarë për eksportet bujqësore, Rama tha se është një sfidë, por e realizueshme.

“Jemi vendi i parë në rajon për para të miratuara për bujqësinë, mirëpo këto para duhet të provosh se ke një sipërmarrje bujqësore sipas kategorive të programeve që funksionon dhe që një sipërmarrje të funksionojë duhet gjithnjë e më shumë të ketë njerëz të ditur, eksperienca e fermerëve të harmonizohet me mekanizmat e ri në raport me BE këtë financim. Dhe jo vetëm kaq, por performanca e këtyre sipërmarrjeve duhet të shkoj duke u rritur që të justifikojë kërkesën për fonde, ne themi që bota, BE e financon konsiderueshëm shatin dhe bujqësinë, por nuk ka kokërr leku që ta japin nëse nuk u krijon bindjen se ajo kokërr leku do shkojë në drejtimin e duhur. Kemi vendosur objektivin ambicioz, për të shkuar në 4 vitet e ardhshme në kufirin e 1 mld dollarë eksporteve bujqësore, sot jemi në 400, kur e nisëm ishim më pak se gjysma e 400 dhe sot ne kemi mundësi që të synojmë për shumë më lartë.

Që nëse e nisëm me 150 mln dhe shkuam në 400 në momentet më të mira, pa diskutim kemi mundësi për ta çuar në 1 mld, Trefishimi i eksporteve në 2 mandatet e para ka qenë punë e vështirë se aty gjërat nga pikëpamja e përfshirjes së shtetit, kanë filluar gati gati nga zero, ndërkohë që kishte në territor, sipërmarrje apo bashkime fermerësh që nga e kishin dhënë provat që nëse i shfrytëzon si duhet burimet e veta në fshat të bëhet një vend kampion në ekspertet bujqësore”, tha Rama.

Ai pati edhe një mesazh për fermerët, sa i përket të mjellave të tyre, ku tha se duhet studiuar mirë tregu se çfarë ai ka nevojë, në mënyrë që të mbjellat e tyre të mos hidhen.

“Ne jemi të parët në rajon, kemi kaluar edhe Serbinë, që dihet se çfarë tradite ka në një sërë kultura bujqësore, por në tërësinë e prodhimit bujqësor kemi ende punë për të bërë. Në Bujqësi sot nuk mund të jesh ujk i vetmuar, se është e pamundur t’i rezistosh presionit të madh të konkurrencën, nuk mund të mbjellësh c’të thotë mendja, por duhet të informohesh dhe të shikosh se cilat janë kulturat që ty të japin mundësi që të kesh akses dhe këtë akses e zgjeron, dhe nuk ankohesh se shteti nuk t’i blen prodhimet, por duke shtuar radhët përmes harmonizimit të interesave private, dhe jo kooperativa të një sistemi tjetër që nuk ka sesi imagjinohet”, tha Rama.

Ai shtoi se objektiv është trefishimi i sipërfaqes së serave dhe të shumëllojshmërisë së produkteve, teksa theksoi se do të zgjerohet edhe mbështetja nga skemat kombëtare.

“Duam të trefishojmë sipërfaqen e serave dhe të diversifikim të prodhueshmërisë, kemi potencial shumë domethënës, do e dyfishojmë financim për të zgjeruar gamën e mbështetjes dhe nga skemat kombëtare, jo vetëm nga BE. Nga janari, Shqipëria rurale ka në dispozicion 146 mln euro falë AZHBR-së”, tha ai.

/b.h

Next Post
Parashikimi i motit, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Temperaturat ekstreme/ Sinoptikania: Dita e fundit e të nxehtit afrikan, ja si do të jetë moti në vijim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In