Protesta e fermerëve në Bilisht duket se ia ka prishur festimet e Shën Valentinit Ilir Metës.
Pak orë pasi pozoi me mimoza dhe u shpreh entuziast për 14 Shkurtin, kreu i shtetit thekson se të gjithë duhen të bëhen bashkë për të mbështetur bujqësinë.
Shpëtimi i këtij sektori, nënvizon Meta, është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare.
Reagimi:
TË GJITHË BASHKË PËR TË MBËSHTETUR BUJQËSINË, BLEGTORINË DHE AGROTURIZMIN!
TË GJITHË BASHKË KUNDËR SHPOPULLIMIT DHE SHKRETIMIT TË KRAHINAVE MË TË BUKURA DHE PATRIOTIKE TË SHQIPËRISË!
Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.
Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta.
Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica!
Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin.
Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!
/a.r