Zbulohen 12.4 kilogramë lëndë narkotike në Vlorë, gjatë një operacioni të koduar “Ferma”.
Pasditen e kësaj të marte, në zonën e Fermës, në afërsi të fshatit Llakatund të Vlorës, u vu në pranga një person.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga policia, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, u bë arrestimi i 24-vjeçarit Romario Rrapaj.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë, policia ka gjetur dhe sekuestruar 12.4 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Ndaj të riut hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/a.r