Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar të ketë një largësi apo ftohje mes tij dhe deputetit Belind Këlliçi.
Në një intervistë për EuroNews, Berisha tha se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se Këlliçi është një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
“Absolutisht, nuk ekziston asnjë fërkim mes meje dhe bashkëpunëtorëve të mi. Belind Këlliçi është një politikan i ri aktiv dhe pa asnjë diskutim, një politikan me perspektivë, në vlerësimin tim, të sigurtë në Partinë Demokratike,”- tha Berisha.
/a.r