Rio Ferdinand 36 vjeç ka vendosur t’ia jap lamtumirën futbollit të luajtur
Mbrojtësi legjendar anglez, ka vendosur që të varë këpucët në gozhdë. Legjenda e Manchester Unitedit sot është liruar nga QPR-ja dhe menjëherë njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur.
Ferdinand ka falenderuar të gjithë miqtë e tij me të cilët ka luajtur, tifozët e United si dhe ish-trajnerin e tij Aleks Ferguson.
“Pas 18 vitesh së luajturi futboll, kuptova që ky është momenti i dhuru për ta lënë. Kam arritur çdo gjë kam dashur në karrierën time me Mançesterin. Ndaj dua të falenderoj të gjithë ata me të cilët kam luajtur, tifozët e Mançesterit si dhe trajnerin Aleks Ferguson.” Është shprehur Ferdinand.
Ai vetëm pak ditë më parë pësoi një tragjedi teksa bashkëshortja e tij Rebecca Ellison i nda nga jeta pasi humbi betejën me kancerin.









