Nga Sokol Mati
Çështjet e Çmimit të Transferuar janë shume të diskutuara në dhjetevjecarin e fundit, dhe kjo verehet si nje zgjim i shume vendeve zoteruese të burimeve minerare për të rritur të ardhurat e tyre nga keto burime. Sektori nxjerrës i burimeve minerare ndikohet nga çështjet e Çmimit të Transferuar, meqenëse drejtohet kryesisht nga grupe ndërkombëtare dhe është në kontakt shumë të madh me tregjet ndërkombëtare.
Rritja në kete dhjetevjecar e barres tatimore, që vendoset në vendet e pasura me burime minerare për të kompensuar nxjerrjen e një minerali shtetëror të papërtëritshëm, është një stimul i fuqishëm për evazionin e tatimit nga ana e kompanive nepermjet Çmimit të Transferuar.
Fenomeni i Çmimit të Transferuar lidhet kryesisht me ndërvendosjet e kostos së tepruar (Kërkesat e tepruara për asistencë të huaj teknike, Çmimet e tepruara për materiale të importuara, Kostot e tepruara ndërkombëtare për transportin, Kostot për selinë, të cilat nuk lidhen me kompaninë filial, Kërkime jo të drejtëpërdrejta dhe kosto të zhvillimit, etj), ose me minimizimin e të ardhurave (Çmimi i shitjes nën çmimin e drejtë të tregut, Kostoja e tepruar e tregëtimit ose spedicionit duke ndikuar të çmimi FOB i lirë në bord të anijes i një minerali të dhënë, Nënvlerësimi i sasive që i shiten kompanisë mëmë, etj).
Çmimi i Transferuar lidhet me të gjithë aspektet e vlerësimit të mallrave dhe shërbimeve të trupëzuara dhe të patrupëzuara mes subjekteve përkatëse të biznesit (p.sh.: mes një kompanie mëmë dhe filialit të saj të huaj). Nganjëherë, vlerësimi i mallrave dhe shërbimeve brenda një organizate të dhënë mund të ndryshojë nga vlerësimi që arrijnë palët e treta nëpërmjet transaksionit me bazë tregun (çmim i drejtë).
Kemi Çmim të Transferuar dhe kur transaksionet mes palëve të lidhura me njëra-tjetrën manipulohen në mënyrë që fitimi nga një subjekt shumë i tatueshëm të mund të zhvendoset të një subjekt më pak i tatueshëm dhe të përftohet një normë e përgjithshme më e mirë tatimi.
Praktikat e Çmimit të Transferuar janë sfida të rëndësishme tatimore për autoritetet tatimore kombëtare në mbarë botën. Në shumicën e vendeve, zbatimi i ligjit për tatimet mbështetet tek Udhëzuesit e OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) lidhur me Çmimin e Transferuar për Ndërmarrjet Shumëkombëshe dhe Administratat Tatimore si dhe të traktatet përkatëse dypalëshe për tatimet.
Sidoqoftë, përcaktimi i Çmimit të Transferuar dhe i çmimeve të transaksioneve nuk është një shkencë rigoroze, dhe ekzistojnë metoda të ndryshme vlerësimi. Shume vende kanë zbatuar rregulla të reja duke rritur kërkesat për dokumentacionin, me qëllim që çështjet e Çmimit të Transferuar të kontrollohen më mirë dhe të garantohet paanshmëria tatimore mes çdo shteti në të cilin vepron një kompani. Metodat më të zakonshme për vlerësimin e Çmimit të Transferuar janë Metoda e Çmimit të Krahasueshëm të Pakontrolluar (CUP), sipas të cilës përdoren si bazë çmimet aktuale të shitjeve të një tregu ekuivalent dhe Metoda e Kostos Plus ose metoda e Fiksimit të Çmimit (e njohur gjithashtu si metoda net-back, metodë për përllogaritjen e vlerës së tregut), të cilat përcaktohen duke ia shtuar gjithë kostot/çmimet e shitjeve zinxhirit të veprimtarive të një produkti të përfunduar që është i gatshëm për t’u shitur dhe për t’u nxjerrë në treg, duke përdorur një bazë fitimesh të pranueshme në çdo fazë të zinxhirit të veprimtarive.
Pavarësisht nga ndryshimet në metodat e vlerësimit të Çmimit të Transferuar, kontrolli dhe transparenca lidhur me gjithë transaksionet ndërkufitare brenda një kompanie të dhënë mbetet elementi kryesor për parandalimin e praktikave të shmangies së tatimeve për Çmimin e Transferuar.
Sektori i industrise nxjerrëse karakterizohet nga një nivel i lartë bashkimesh ndërkombëtare në të cilat, zakonisht transferohen nga jashtë vendit investime shumë të mëdha dhe ekspertizë. Për më tepër, produket përfundimtare të shumicës së veprimtarive nxjerrëse shiten më shumë në tregjet ndërkombëtare të mallrave sesa në tregjet e brendshme të vendeve. Dhe në tregun minerar shqiptar eksportet zene pothuaj 75% të tregut minerar. Sektori ndërlikohet më tej meqenëse, zakonisht, ai nuk rregullohet nga regjime të zakonshme korporate për tatimet ose një perceptim standard i zinxhirit të veprimtarive në procesin e zakonshëm industrial.
Në të vërtetë, mekanizmat e tatimeve, që përdoren për sektorët nxjerrës të mineraleve në bote, si dhe në Shqiperi përfshijnë plus nga aktivitetet e tjera vetem pagesën që i bën kompania nxjerrëse shtetit për vetë mineralin (renta e veprimtarisë minerare). Tarifa të larta të kesaj takse krijojnë më shumë stimuj që kompanitë nxjerrëse të angazhohen në praktika të Çmimit të Transferuar me qëllim që t’i zhvendosin fitimet e tyre të tatueshme të kompanitë mëma në vende me tatime më të ulta.
Tregu minerar aktualisht perbehet nga disa minerale që eksportohen (krom dhe nenprodukte, nenprodukte bakri, bitum i perpunuar, gure dekorative, cimento si produkt i gurit gelqeror, gipsit dhe argjilave) dhe kryesisht minerale ndertimore që kane nje treg të brendshem.
Aktualisht kromi është minerali më i rëndësishëm i tregut minerar për Shqipërinë, meqenëse ai siguron nivelin më të lartë të të ardhurave të shtetit nga industritë nxjerrëse me mbi 600 mije ton prodhim vjetor në vitin 2014. në totalin e të ardhurave nga industria nxjerrese minerare që perllogaritet në reth 450-500 milion USD nga produktet e eksportit, kromi dhe nenproduktet e tij perbejne rreth 25-28 % të te ardhurave, nenproduktet e bakrit 9-12%, të gjithe të tjeret rreth 32-35%.
Tregu i kromit është shumë i vështirë për t’u monitoruar, meqenëse çmimet e kromit nuk janë të kuotuara në tregjet ndërkombëtare. Kjo mungesë e vizibilitetit të tregjeve ndërkombëtare mund të ndikojë si të shteti (për monitorimin e të ardhurave nga eksporti) ashtu dhe të prodhuesit e vegjël dhe të mesëm (të cilët mund të përfitojnë nga transparenca e çmimeve të eksportit për t’i negociuar të ardhurat e tyre me eksportuesit dhe ndërmjetësuesit dhe janë të detyruar të jene nen efektin e quajtur sanduiç ku fitimi i tyre shkon drejt minimales për efekt të shitjes se ndermjetsuar të produktit).
Industria e kromit kërkon pajisje të kushtueshme, të cilat importohen kryesisht nga jashtë dhe shpeshherë menaxhohen nga investitorë privatë. Për koston e këtyre pajisjeve dhe kësaj teknologjie nuk paguhen tatime, për këtë arsye, kjo kosto duhet monitoruar në mënyrë të kujdesshme. Veprimtaria dhe të ardhurat e prodhuesve të vegjël të vendit janë më të vështira për t’u kontrolluar, duke patur parasysh praninë e aktorëve të shumtë, dhe elementit të informalitetit. Ketu mund të shtohet dhe efekti i mospasjes se informacionit dhe bashkerendimit të organeve tatimore midis vendeve eksportuese e importuese, që për kete mineral i cili në pjesen me të madhe të tij eksportohet në Kine ka mangesi. Pra në karakterizimin e ketij sektori verehet mundësi e shfrytëzimit të informacionit të besueshëm financiar nga disa operatorë ndërkombëtarë në nje kohe që shumica e aktorëve të vegjël dhe të mesëm kombëtarë kane mundësi të kufizuar të shfrytëzimit të ketij informacioni si rezultat i vizibilitetit shumë të kufizuar të çmimeve të tregjeve ndërkombëtare.
Bakri në dallim nga kromi meqense çmimet kuotohen në mënyrë transparente në tregjet ndërkombëtare është me i lehte për tu kontrolluar. Sidoqoftë, sasitë dhe cilësitë, si dhe kostot e transportit për të hyrë në tregjet ndërkombëtare mbeten objekt kryesor i monitorimit të të ardhurave nga bakri në Shqipëri. Gjithashtu, prania e mineraleve të vlefshëm bashkëshoqëruese të mineralit të bakrit (kryesisht ari dhe argjendi) nënkupton nevojën për kryerjen e kontrolleve të rregullta të cilësisë.
Ashtu si bakri dhe ferronikeli kuotohet në mënyrë transparente në tregjet ndërkombëtare. Sidoqoftë, sasitë dhe cilësitë, si dhe kostot e punes dhe transportit për të hyrë në tregjet ndërkombëtare mbeten objekt kryesor i monitorimit të të ardhurave nga nikeli në Shqipëri. Gjithashtu, prania e mineraleve të vlefshëm bashkëshoqëruese të mineraleve të nikelit (kryesisht kobalt) nënkupton nevojën për kryerjen e kontrolleve të rregullta të cilësisë. Dhe për kete mineral ku ka filluar të verehet copezimi i vendburimeve dhe prania e aktorëve të shumtë sidomos në pjesen e vendburimeve në verilindje të vendit, veprimtaria dhe të ardhurat e prodhuesve të vegjël kombëtarë veshtireson kontrollin.
Për industrinë e mineraleve ndertimore që produktin e marrin kryesisht nga shfrytezimi i karrierave ekzistojnë disa sfida. Keto sfida lidhen me informalitetin, fenomenet e ndermjetsive të shitjeve për dalje në eksport, si dhe në lidhje me çmimet e eksportit. Fakti që veprimtaria e prodhuesve të vegjël kombëtarë është e vështirë për t’u kontrolluar, nga numri i madh i subjekteve të perfshire, në konceptin e çmimit të transferuar merr rendesi nje vleresim i vecante i thelluar në lidhje me çmimet e eksportit sipas kategorive dekorative të gurit gëlqeror që del në eksport. Përsa i përket maksimalizimit të të ardhurave, karrierat janë më shumë se një sfidë lokale dhe mjedisore prandaj ato duhet të jene një prioritet real i shtetit dhe institucioneve qendrore. Niveli i mundshëm i të ardhurave të pritshme të shtetit nga karrierat është shumë me i lartë krahasuar me të ardhurat e shtetit nga aktiviteti i mineraleve ndertimore në karrierat egzistuese.
Në këtë parashtrim kuptohet që nje rendesi në vleresimin dhe parandalimin e ketij e ketij fenomeni merr mbikqyrja dhe monitorimi i tij. Fakti që Shqiperia ka nënshkruar nje seri marrëveshje dypalëshe për tatimet, shume nga të cilat janë miratuar dhe nga Kuvendi duhet shfrytezuar për nje monitorim me të mire të fenomenit të Çmimit të Transferuar. Meqenëse shumë kompani ndërkombëtare janë të përfshira në projekte të sektorëve të industrise nxjerrëse në Shqipëri që kanë filiale në mbarë botën shpeshherë këto veprimtari janë shumë të vështira për t’u monitoruar. Gjithashtu, kompanitë e vogla dhe të mesme të pëfshira në industritë nxjerrëse paraqesin risqe të Çmimit të Transferuar kryesisht përsa i përket të ardhurave. Kostot e tyre nuk preken aq shumë nga risqet e Çmimit të Transferuar.
Kontrollet shtetërore duhet të ndryshojne menyren e ketij monitorimi sipas kushteve të reja ku zhvillohet kjo industri për t’u përballur me rilindjen e industrive nxjerrëse në Shqipëri.
Për të deshiruar le niveli dhe infrastruktura mbeshtetese e kapaciteteve profesionale, mungesa e bashkërendimit mes organeve të ndryshme shtetërore të monitorimit (institucione minerare, tatimet, doganat, etj). Kjo mungesë bashkërendimi çon në një qasje të kufizuar ndaj konceptit ekonomik bazë të çdo veprimtarie minerare në lidhje me nivelin përfundimtar të pritshëm të investimeve, nivelit të burimeve ekzistuese minerale, fitimprurjes së përgjithshme nga një veprimtari e caktuar minerare dhe jetegjatesise se saj, ndarjes së të ardhurave mes çdo kompanie dhe shtetit, apo dhe të vete mundesive që egzistojne në çdo kompani për shmangien e tatimeve.
Kryerja e auditimeve metodike të kostove është me rëndësi thelbësore në këtë fazë të industrisë, sidomos për sektorët e naftës dhe të kromit, ku po bëhet pjesa më e madhe e shpenzimeve të investimeve dhe impakti i tatimeve është i lartë. Një auditim i tillë duhet të identifikojë jo vetëm kostot e mundshme të tepruara të Çmimit të Transferuar, por edhe faturat e palëve të treta, në mënyrë që të vlerësohet zbritja e përgjithshme e tatimeve mbi këto veprimtari.
Lidhur me monitorimin si të vlerave të shitjeve të Çmimit të Transferuar ashtu dhe të ndërvendosjes së kostos marrin rendesi:
• Kontrolli mbi sasitë dhe mbi vlerën e shitjeve të mineraleve (monitorimin e mirë të sasive fizike dhe përllogaritjen e kohës së përshtatshme të tregut për çdo transaksion. Aktualisht realizohet monitorimi relativ i peshës së produkteve kur ngarkohen në anije në Portin e Durrësit, me pak transparent ai i nikelit që eksportohet në Maqedoni, Kosovë, dhe më pak, në Greqi. Duke patur parasysh se në këtë industri mbizotërojnë prodhuesit e vegjël deri të mesëm, është e vështirë që niveli i përgjithshëm i prodhimit të kontrollohet pa një bashkërendim të mirë të doganës dhe raportimit në nivelin qendror të kontrollit). Sasia e produktit në rast të një kontrolli jo efektiv të organeve tatimore dhe doganore ndikon në mënyre direkte në tatim fitimin. Ky fenomen në dogana aktualisht është shume me i kontrolluar por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për produkte të industrisë nxjerrëse në tregun vendas. (Ne raportimet për prodhimin e mineraleve vlerat maksimale të prodhimit janë në shifrën e 13 milion toneve. Nëse do të bënim një përmbledhje vetëm të mineraleve ndërtimore të prodhuar në njëzet vjecarin e fundit kjo vlere nuk e kalon 30 milion tonet, duke mos përfshire këtu pjesën e industrisë se çimentos. Vetëm nga ndërtimi i shtëpive nga privatet ku për një apartament normal përllogariten rreth 150 m3 lende minerale ndërtimore pra rreth 350 ton dhe në Shqipëri në këtë 20 vjeçar janë ndërtuar mbi 300 mije ndërtime informale (ose rreth 500 mije apartamente nga privatet dhe rreth 200 mije apartamente nga firmat e ndërtimit që në total shkojnë 700 mije) rezulton që janë përdorur reth 350 milion ton lende minerale ndërtimore pra rreth 320 milion ton me shume se ajo e deklaruar për të cilën nuk është marre as tatim fitimi as rente minerare).
• Kontrolli i cilësisë së mineraleve si element thelbësore që mineralet të shiten me çmimin e përshtatshëm për një cilësi të caktuar. Cilësia e produktit në rast se ai është i pa certifikuar ndikon në abuzimet për çmimin e shitjes se tij dhe si e tille në përllogaritjet e tatim fitimit. është detyre e organeve të cilësisë , organeve tatimore dhe doganore që për çdo produkt të kenë të dhëna të sakta për cilësinë e tij dhe të kontrollueshme prej tyre në çdo kohe.
• Kontrollet mbi çmimet si elementi baze i monitorimi të vlerës së shitjeve të mallrave (mund të realizohet duke iu referuar çmimeve të tregut të mallrave në një datë të caktuar, si dhe kostove përkatëse të spedicionit). Ky vlerësim duhet të realizohet nga persona eksperte, që të kenë mundësi marrje informacioni dhe shkëmbimi të tij si rezultat i të drejtave të krijuara nga marrëveshje ndërkombëtare ose bilaterale të Shqipërisë me vendet e tjera ku shkojnë këto produkte dhe nënprodukte minerare. Ky informacion duhet të jete i përditësuar. E rendesishme është dhe transparenca në kete proces jo thjesht për kompanite prodhuese për lehtesim të procedurave të tyre në ekport por bërja publike e çmimeve të eksportit sidomos të kromit duhet të shërbejë që
kompanitë e vogla dhe të mesme të monitorojnë tregjet e kromit dhe t’i negociojnë më mirë çmimet e shitjes me ndërmjetësit dhe eksportuesit, gjë që i bën këta pjesëmarrës në këtë sektor të kërkojnë një pjesë më të barabartë të vlerës së mineraleve, duke i dhënë të drejtë që të marrin një përqindje më të madhe të të ardhurave nga mineralet, si dhe të krijojnë një konkurrencë pozitive mes aktorëve të ndryshëm në Shqipëri. në kete konteks merr rendesi gjithashtu kontrolli i tarifave të tepruara të praktikave të Çmimit të Transferuar që fillon me përcaktimin e palëve të mundshme përkatëse që mund të ofrojnë shërbime për operatorin në Shqipëri me një çmim të tepruar.
• Kontrolli i përshtatshëm mbi Çmimin e Transferuar për efekt të ndërvendosjes së kostove është i mundur vetëm nëpërmjet perceptimit të qartë, një analize të sakte perceptuese dhe vizibilitetit të transaksioneve ndërkombëtare. në kete kuader shfrytezimi i informacionit të bursave të huaja do të sherbente në nje monitorim me të mire për kompanite që janë të listuara në bursat e huaja, pasi listimi në këto bursa do të thotë pranim i rregullave rigoroze për bërjen publike të pasqyrave financiare të kompanive dhe të detyrimeve të tjera lidhur me transparencën. për kete realizimi i raporteve të auditimit “për çmimin e prodhimit”, që vërtetojnë se tarifat e përgjithshme grup për kompaninë filiale, e cila vepron në Shqipëri, apo monitorimeve të tjera të mesiperme kerkojne doemos vendosjen e kesaj të drejte të shtetit që në formulimin e kushteve specifike për cdo të drejte minerare në menyre që shteti të jete në gjendje t’i bëjë këto monitorime, duke patur parasysh kushtet e çdo leje apo kontrate.
• Kontrolli i investimeve është detyre e institucioneve mbikëqyrëse të veprimtarisë minerare (AKBN, SHGJSH), institucioneve të taksave, audituesve të përcaktuar nga shteti, strukturave të tjera Antikorrupsion, KLSH. Këto institucione duhet të rivlerësojnë çdo fature tatimore që futet në zërin investime për të pare efektivitetin e investimit, nëpërmjet kontrolleve të kryqëzuara të subjekteve, vlerësimit nëpërmjet hulumtimit të tregjeve në mënyre që shpenzimet për investime të jene reale. Ky vlerësim duhet të realizohet nga persona eksperte, të përgjegjshëm dhe të kontrollueshëm, që të kenë mundësi marrje informacioni dhe shkëmbimi të tij si rezultat i të drejtave të krijuara nga legjislacioni shqiptar, dhe për raste të kompanive të huaja në kostot e tyre të investimit të shfrytëzojnë marrëveshjet ndërkombëtare ose bilaterale të Shqipërisë me vendet e tjera, mundësisë se marrjes se informacionit në bursa kur këto kompani janë të regjistruara në burse.
• Kontroll të kordinuar me institucione të vendeve të tjera që mbulojne sektorin e industrise nxjerrese. Vendosjen e nje relacioni bashkëpunimi midis institucioneve të vendeve të tjera që mbulojne problematiken e industrise nxjerrese, si bursa nderkombetare, institucione qeveritare të sektorit minerar dhe financave të vendeve ku shkojne produktet tona minerare.
Këta faktorë të përmbledhur në tërësi kane efektin sanduiç mbi tatim fitimin, duke ulur vlerën e produktit nga sipër ( nëpërmjet ndryshimit të çmimit) dhe duke shtuar nga poshtë shpenzimet e investimet (qe për rastin e naftës ka një efekt të dyfishte pasi deri në vlerën R të barabarte me 1 ato janë shpenzime të kompensueshme) bëjnë që baza e tatueshme të ulet dhe si rezultat dhe tatim fitimi. Efekti i transfer pricing pare në këtë këndvështrim mund të shikohet në dy raste:
Rasti i pare për kompanitë bija që duke shfrytëzuar regjimet e ndryshme fiskale të vendeve me kompanitë mëma mund të bëjnë optimizim të taksave nëpërmjet a) rritjes se investimeve si rezultat i çmimeve të ndryshme të blerjes, tarifimit të kompanive kontraktore, b) shtimit të kostove dhe shpenzimeve nëpërmjet tarifave të ndryshme për punonjësit, udhëtimet, strehimin, etj.
Rasti i dyte për blerësit e ndërmjetëm nëpërmjet presionit që ushtrojnë tek prodhuesit e vegjël për çmime të ulta dhe tendencës për çmime të ulta në eksport në vende ku mundësia e kontrollit të faturave është e pamundur ( sic është rasti i kromit me eksportet në Kine ku dis-balanca ishte pothuajse dyfish).
Analiza e ketij fenomeni tregon se kontrollet nga ana e shtetit mbi sektorin e industrise nxjerrëse në Shqipëri duhet të forcohen me qëllim që të përballohet detyrimi i tij në rritjen e të ardhurave nga kjo industri nepermjet fuqizimit të kontrollit, uljes se informalitetit dhe jo rritjes se taksave që jo ralle ndikon në rritjen e evazionit apo fenomenit të cmimit të transferuar në menyre që të ndihmoje në rilindjen dhe zhvillimin e industrive nxjerrese. Niveli i perceptimit ekonomik i çdo projekti duhet të zgjerohet, duke ndërmarrë auditime të plota dhe të mirekordinuara nga institucionet shtetrore ku doemos dhe efekti për risqet e Çmimit të Transferuar duhen trajtuar siç duhet. Nisma për Transparence në Industrine Nxjerrese mund të jetë gjithashtu e dobishme në kete drejtim. Megjithese objekti i saj nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me kontrollin mbi Çmimin e Transferuar, sidoqoftë teorikisht ekziston mundësia që NTIN të sigurojë transparencë më të madhe për bërjen publike të çmimeve të eksportit të mallrave, (transparenca e të ardhurave dhe sasive të prodhimeve qofshin ato dhe aggregate).