• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fenomeni “El Ninjo” sjell dimrin e ashpër në mbarë botën

by
19/08/2015 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fenomeni “El Ninjo” sjell dimrin e ashpër në mbarë botën

Dimri i vitit 2016 do të jetë një dimër me temperatura të ulëta, me reshje, me dukuri natyrore të cilat do të përfshijnë mbarë botën, duke mos përjashtuar ciklonet apo përmbytjet në pjesë të ndryshme të globit , kryesisht në Amerikë. Një mot i tillë favorizohet nga fenomeni që njihet si “El Ninjo”, i cili është një çrregullim klimatik, e pritet që të jetë i pranishëm pikërisht dimrin që vjen.

Nga raportimet e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Klimën në Amerikë, edhe temperaturat e larta dhe thatësira e kësaj vere i detyrohet këtij fenomeni, kështu që metereologët e kanë patur të thjeshtë të parashikojnë veprimtarinë e tij edhe për dimrin që vjen. Sipas raportimeve të këtij instituti, përmbytjet dhe rrëshqitjet që pritet të jenë të pranishme në pjesë të ndryshme të globit, do të jenë më problematike se sa thatësira e kësaj vere.

Sipas raportimeve në “The Huffington Post”, kohët e fundit janë vënë re çrregullime të jashtëzakonshme të klimës, ku mbarë globi është përballur me thatësirë ekstreme, mungesë dëbore, zjarre të fuqishme e me zhdukjen e një sërë speciesh që jetojnë kryesisht  në ujë, si pasojë e temperaturave të larta. Tashmë na pret një ekstrem tjetër, nga thatësira ekstreme, në një dimër me temperatura shumë të ulëta, me reshje shiu, stuhi e përmbytje.

Për të bërë parashikimet e mësipërme, specialistë të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për klimën në Amerikë, kanë marrë parasysh veprimtarinë e fenomenit “El Ninjo”  në vitet 1957-1958, 1986-1987, 1987-1988, dhe 1997-1998. Me anë të njohurive të marra në këto vite, është parashikuar edhe prirja e veprimtarisë së tij për dimrin që vjen, për të bërë parashikime për dimrin që na pret. /ATA/

Next Post

Aksidentohet Xhelal Mziu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In