• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Femrat që bëjnë makeup fitojnë më shumë dhe trajtohen më mirë

by
10/08/2015 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Femrat që bëjnë makeup fitojnë më shumë dhe trajtohen më mirë

A e keni menduar ndonjëherë se sa shumë kohë shpenzojnë femrat duke u trukuar çdo ditë? Ose, a keni reflektuar mbi koston e produkteve të kozmetikës dhe sa mund të ndikojë kjo gjë në ekonominë e një femre? Çështja e ashtuquajtur “makeup tax” (shprehje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bashkëngjisin faktit se femrat ndihen të detyruara të harxhojnë kohë dhe para për t’u trukuar) i ka interesuar shumë gazetares së ‘The Atlantic’, Olga Khazan, e cila ka vendosur të thellohet më shumë në këtë temë. Se përse femrat trukohen është një pyetje e cila nuk mund të marrë përgjigje, sepse është diçka që gjithmonë ka qenë e pranishme në shoqërinë tonë dhe që në njëfarë kuptimi gjithmonë na ka karakterizuar. Megjithatë nëse flitet për punën, duke pyetur se përse femrat trukohen çdo ditë për të shkuar në zyrë dhe për të menaxhuar marrëdhënie të rëndësishme sociale ka një vlerë tjetër. Në artikullin e publikuar në ‘The Atlantic’, Khazan shprehet se femrat shpenzojnë kohë dhe para për t’u lyer sepse kjo ka ndikim mbi marrëdhëniet e tyre por edhe te paga që ato marrin. Femrat shpenzojnë për prerjen e flokëve, kremrat depilues dhe balsamet dhe çmimi i produkteve kozmetike është diçka që meshkujve nuk u ka interesuar kurrë. Nëse bëhet një llogari afatgjatë për shpenzimet dhe kohën që femrat ia dedikojnë trukut ajo është tepër e konsiderueshme.

Është llogaritur se femrat harxhojnë mesatarisht gjatë gjithë jetës së tyre rreth 15 mijë dollarë (pak a shumë 14 mijë euro) për produktet e makeup-it, ndërkohë që koha e shpenzuar përpara pasqyrës është mesatarisht rreth dy javë në vit. Duke parë këto të dhëna lind natyrshëm pyetja: a nuk do të ishte më e thjeshtë që të mos trukoheni, ose të paktën të mos e bëni gjithmonë?

Nëse është e vërtetë se disa femra nuk trukohen, për pjesën më të madhe të tyre është po aq e vërtetë se fondatina (kremi pudër) dhe rimeli janë praktikisht një lloj detyrimi, thotë Khazan.

Sondazhet tregojnë se femrat të cilat trukohen janë rreth dy në tre dhe se janë shumë të prira për të bërë këtë gjë nëse në lojë janë çështje të rëndësishme si puna dhe marrëdhëniet sociale dhe dashurore. Arsyeja që qëndron pas kësaj rutine duhet kërkuar te parametrat e feminilitetit që media dhe shoqëria promovojnë, sidomos femrat të cilat punojnë në televizion trukohen më shumë. Shumë nga nënat tona trukoheshin, ashtu si edhe mësueset tona të shkollës fillore.

Revistat i “bombardojnë” vajzat me këshilla për t’u dukur perfekte! Dhe kështu në imagjinatën kolektive femrat duken me buzë të mëdha dhe sy vezullues. Përveç kësaj ka dy elemente kryesore. Nga një anë personat e bukur dhe tërheqës fitojnë më shumë dhe nga ana tjetër femrat të cilat përdorin makeup zakonisht konsiderohen si më kompetente dhe të besueshme.

Që njerëzit e pashëm kanë paga mesatarisht më të larta se të tjerët ky është një fakt i provuar shkencërisht dhe përkon me idenë e përgjithshme e cila tregon pjesën tonë më të “mirë” në punë për të pasur sukses.

Megjithatë fakti se femrat për të qenë të bukura duhet të vendosin makeup-in varet nga normat shoqërore ku ato bëjnë pjesë. Edhe meshkujt përdorin strategji për t’u dukur më mirë, prerje flokësh, produkte higjiene, veshje të pastra, këmisha më në modë, por sigurisht atyre nuk u duhet të përballen me çështjen e trukut.

Disa studime kanë treguar se për femrat duket se është truku ai i cili bën ndryshimin në përshtypjet që u japin të tjerëve. Ndërkohë një studim tjetër ka demonstruar se femrat e lyera konsiderohen më kompetente dhe të pëlqyeshme, por edhe më të pranueshme. Por disa femra thonë se trukohen për të “rritur vetëvlerësimin”!

Next Post

Ja pse bisedat mes Agon Amigës dhe Afërdita Dreshaj janë të montuara (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In