• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Femrat e martuara dhe të pabesa nuk e duan divorcin

by
21/06/2015 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shumë femra po tundohen prej netëve pasionante, por terrorizohen ndaj mendimit për t’u divorcuar nga bashkëshortët e tyre. Pra, ato që tradhtojnë partnerët e bëjnë për çështje seksi dhe nuk e mendojnë aspak divorcin prej tyre
Universi femëror nuk e ëndërron më princin e kaltër i cili e merr me një kalë të bardhë vezullues. Ka gjithnjë e më shumë raste gjatë të cilave femrat e moshës së mesme – të mërzitura nga rutina e përditshme e martesës – kërkojnë net pasionante me një tjetër mashkull, i cili nuk është bashkëshorti i tyre. Mosha nuk ka rëndësi, po ashtu edhe puna apo çdo gjë tjetër rreth tij: e rëndësishme është që ai t’u dhurojë atyre ndonjë orë “mësimi” emocionesh seksuale. Kjo, sipas një studimi të fundit, i cili ka arritur të tregojë se 67% e grave të martuara janë në kërkim të marrëdhënieve jashtëmartesore për të pasur ditë të veçanta romantike me pasion që përfshijnë padyshim edhe seksin.
Sipas Eric Anderson, ekspertit të seksologjisë nga Universiteti i Winchester (UK), deklarimi i kënaqësisë nga një martesë është shumë i ndryshëm nga deklarimi i lumturisë prej seksit me partnerin.
Në bazë të të dhënave të studimit, femrat janë shprehur të bindura se kërkimi i një partneri të përkohshëm ishte përtej mendimit se ato janë të pakënaqura nga bashkëshorti i tyre. Përkundrazi, ato e dashuronin burrin e tyre si në fillim dhe se kurrë nuk do t’i kërkonin divorcin.
Rezultatet pra, nuk janë absolutisht tregues i mosmarrëveshjeve dhe i mosharmonisë bashkëshortore, por i monotonisë seksuale, tipike e marrëdhënieve monogame për një kohë të gjatë.
Në veçanti, me kalimin e kohës, marrëdhëniet seksuale bëhen të mërzitshme dhe të parashikueshme, ndërsa cilësia dhe frekuenca e raporteve zbehet shumë. E gjithë kjo është thënë nga femrat e moshës së mesme, ndoshta sepse me kalimin e ditëve, të dy partnerët mërziten prej “trupit” të njëjtë.
Anderon e ka kryer studimin e tij te 100 femra të martuara të moshës mes 35 deri 45 vjeç, të regjistruara në sajtin AshleyMadison.com, një uebsajt me sa duket popullor për personat e interesuar për pasjen e raporteve jashtë martese.
Anderson thotë se, dallimi mes meshkujve dhe femrave në kërkim të lidhjeve jashtëmartesore duket se shkaktohet nga mendimi që mashkullin e sheh si një “hamshor” dhe femrën si një të “përdalë”, për të njëjtën sjellje.
Jo pa qëllim meshkujt të cilët njihen se kanë shumë femra pas vetes shihen si “super meshkujt”, ndërsa femrat që kanë shumë meshkuj penalizohen nga shoqëria duke u konsideruar si më pak serioze, shkruan gazeta shqip. Në fund, gjëja e vetme e qartë është se për femrat që kanë marrë pjesë në studim, zgjedhja për të bërë seks me të njëjtin mashkull për të gjithë jetën ishte një dështim i madh.
E në këtë mënyrë, ky studim duket se ka hedhur poshtë mendimet e shumta e të mëparshme rreth tradhtisë së femrave, të cilat theksonin se këto të fundit tradhtojnë veçanërisht me “zemër” dhe jo prej nevojave të veçanta seksuale.
Studimi tashmë ka zbuluar një të vërtetë të madhe rreth faktit se përse femrat që njihen si tradhtare nuk ndahen nga bashkëshortët aktualë! /Telegrafi/
Next Post

E FUNDIT!!!/ Malësi e Madhe/ Thyhet një kuti votimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In