• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

by Adrian Thano
15/08/2025 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adrian Thano

Një mëngjes si gjithë të tjerët – i zgjat ushqimin, i ndreq bluzën, i puth ballin dhe e nis drejt shkollës me mendimin naiv se bota ende ruan një farë sigurie për fëmijën tënd.

Por më pas, telefoni bie. Një zë i panjohur. Një ambulancë që nuk ecën kurrë aq shpejt sa mendja jote. Një turmë njerëzish që nuk të lënë të afrohesh. Dhe pastaj, heshtja që të shemb gjithë botën në një frymë.

Zemra e një prindi çahet pa kthim: Si ndodhi? Si nuk e pashë? Çfarë më shpëtoi?

Jo vetëm në Shqipëri

Vrasjet me thikë mes adoleshentëve nuk janë më raste të rralla as në Shqipëri, as në botë. Janë bërë një fenomen shqetësues, një valë e fshehtë që mbart plagë të thella shoqërore. Kultura e dhunës në këtë moshë po fiton terren.

Sipas BBC, në gjithë Europën, veçanërisht në Francë dhe Angli, madje edhe në “parajsën” suedeze krimet me thikë nga fëmijë të moshës 10–17 vjeç janë rritur në përqindje shumë të larta.

Shqipëria në muajt e fundit ka patur disa raste që kanë bërë jehonë në opinionin publik. Dje në Maliq ishte tronditja e radhës.

Kur dhuna ulet në bankën e shkollës, fshihet në telefonin e fëmijëve tanë, rritet në rrjetet sociale dhe shpërthen në një moment zemërimi të verbër me një thikë në dorë, ne e shkrehim zemërimin në ajër si pushkë dhe me të drejtë kërkojmë llogari. Kujt?

Problemi më i madh, mendoj unë, është që ne si shoqëri, shqetësohemi pasi ndodh tragjedia, por zgjidhjet janë gjithmonë reaktive, kurrë parandaluese

Thika në duart e fëmijëve

Tek ne ka kohë që dhuna perceptohet si mbijetesë, si identitet, si status. Në mungesë të modeleve pozitive, shumë të rinj marrin si shembull brutalitetin që shohin në rrjetet sociale, në muzikë, në filmat dhe videot që idealizojnë “respektin përmes frikës”.

Por fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë. Ajo u vendos në duar nga ne që nuk ditëm ose u hoqëm si të zënë me punë, kur ata po humbnin vetveten.

Një fëmijë që vret është produkt i një shoqërie që nuk e dëgjoi, nuk e edukoi dhe nuk e orientoi. Kjo do të thotë që kur një djalë 14-16 vjeç merr thikën me vete në shkollë apo në lagje, nuk është thjesht një akt impulsiv. Është shenja e një dështimi kolektiv: i familjes, i shkollës, i shtetit.

Shkolla duket së fundmi e pafuqishme dhe e painteresuar. Në shumicën e rasteve, nuk e kapin fare situatën. Drejtori i shkollës së djalit tim më tha që nuk ka psikologë të mjaftueshëm. Mua më duket se shkolla nuk ka më as orientim jetësor.

Thjesht mësime dhe detyra, ndërkohë që fëmijët brenda vetes janë në shpërbërje. Shkolla nuk arrin të zbulojë as kur një adoleshent vuan nga depresioni, aq më pak kur është në prag të një akti dhune.

Shteti është pasiv, i vonuar, i papërgatitur. Nuk shohim struktura serioze parandalimi, as ndëshkime edukative. Nuk ka programe serioze të edukimit emocional në shkolla dhe në përgjithësi na mungon një kulturë publike që promovon dialogun dhe dinjitetin.

Edhe mediat, shpesh e trajtojnë lajmin si sensacion, ndërsa rrjetet sociale e përtypin dhunën si argëtim.

Askush nuk është imun

Vetëm se duhet të fusim mirë në kokë TË GJITHË, që askush nuk është imun. Nuk ka lagje të sigurta, shkolla të përsosura, apo familje ‘të paprekshme’.

Edhe pas mureve të larta të lagjeve luksoze në periferi të Tiranës, aty ku shitet iluzioni i qetësisë me çmime marramendëse, rriten fëmijë me të njëjtat ankthe, boshllëqe dhe ekspozim ndaj dhunës, si kudo tjetër.

Vetëm se atje është më e heshtur, më e mbuluar me marka, më e sofistikuar në formë, por po aq e rrezikshme në thelb. Dhuna nuk ndalet me kamera sigurie, por me një shoqëri që nuk e trajton jetën si garë, por si përgjegjësi të përbashkët.

Sot vrasja e një fëmije në një fshat të Maliqit është një lajm i largët, nesër mund të jetë fëmija i secilit nga ne që nuk kthehet më nga shkolla. Apo më keq akoma – që kthehet me duar të njollosura për gjithë jetën.

Është një dhimbje për të cilën asgjë nuk të përgatit. Është koha që ta ndjejmë këtë dhimbje, para se të bëhet jona.

Next Post
Banesa dhe krerë të humbur nga zjarret? Rama garanton rifinancim një më një!

Banesa dhe krerë të humbur nga zjarret? Rama garanton rifinancim një më një!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

December 21, 2025
Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

December 21, 2025
Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

December 21, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sa shtetas shqiptarë banojnë jashtë vendit? Aritmetikë e thjeshtë…

December 21, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

Kërkesa e magjistratëve për rritje pagash, Rama: Tentativë për të shqyer arkën e shtetit! Vetë Ali e vetë Kadi…

December 21, 2025
Rama reagon për Ballukun: Nëse e lëmë miun e çbalancimit të na kalojë, nesër do të bëhet ujk

Rama: Jam shumë kurioz pse SPAK u ngut me një vrap mbresëlënës për masa ekstreme ndaj Ballukut

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In