• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fëmijët kthejnë normalitetin në Kuvend, Ruçi: Ju jeni Presidenti i këtij vendi!

by Java News
01/06/2018 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE– Në ditën e fëmijëve, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka çelur një seancë të jashtëzakonshme dhe krejt të veçantë në Parlament ku në vendin e deputetëve dhe në foltore u ngjitën fëmijët.

Parlamenti sot u paqtua: ata që sollën hijeshinë ishin fëmijët në ditën e tyre ndërkombëtare, 1 Qershorin.

Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit, Ruçi i drejtua fëmijëve duke theksuar se “kemi nevojë për sugjerimet tuaja, kritikat tuaja, për vërejtjet dhe rekomandimet dhe problemet për të cilat ata shqetësohen”.

Me tej, Ruçi, theksoi se nuk ka Kuvend apo Kushtetutë në botë që të japë rekondime më të mira dhe më të drejta se sa mesazhet që japin fëmijët.

“Ju jeni Presidenti i këtij vendi, jeni Kuvendi, jeni Qeveria e vërtetë e këtij vendi. Bashkë me ju unë do të përshëndesja të gjithë prindërit shqiptarë për dashurinë që ata japin, për sakrificën që ata bëjnë që fëmijët të rriten shëndetshëm, të pakushtëzuar nga vështirësitë, që shkakton varfëria, apo sëmundjet e shoqërisë tonë”, tha Ruçi.

Më tej, kryetari i Kuvendit shtoi se “ju kërkoj ndjesë të dashura nëna, të dashur baballarë që disa herë, në vend që t’ua lehtësojmë, jua vështirësojmë jetën, dhe në vend që të bëjmë ligje më të mira për të gjithë, gjuajmë njëri-tjetrin nga llogoret e politikës”.

Po ashtu, Ruçi tha se ka një përshëndetje për të gjithë mësuesit të cilët i cilësoi shumë fisnikë, që me gjithë vështirësitë e jetës i përkushtohen me pasion misionit të tyre të shenjtë.

“Edhe ne si deputet kemi ende shumë për të bërë për t’ju ndihmuar e lehtësuar në misionin tuaj. Ju garantoj se personalisht do të bëjë të gjitha përpjekjet që Kuvendi i Shqipërisë të hartojë ligje më të mira për arsimimin, që ju fëmijët tanë të fitoni shkollim më cilësor, të krahasueshëm me moshatarët tuaj europianë. Ligje për shërbime sociale e publike cilësore të cilat u përgjigjen në radhë të parë nevojave tuaja dhe zbatojnë pikërisht këto rekomandime që bëtë sot, që askush nga ju të mos mbetet pas shokëve dhe shoqeve”, tha Ruçi, duke uruar 1 Qershorin.

a.ç

 

 

Next Post
Basha nuk e do më Berishën në PD

Ndryshim lidershipi në PD?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In