• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Fëmijët i vranë ata që shoqëronin time bijë, ajo të kalbet në burg”, flet nëna e Marselës

by A R
12/12/2016 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Naumi s’do ta bënte kurrë këtë gjë. Ai i donte shumë fëmijët. Nuk e di, por mund të kenë pasur gisht ata që e kanë shoqëruar Marselën. Naumi linte kokën për fëmijët.”. Ky ka qenë rrëfimi i nënës së Marsela Toshit, Mimoza Gremi e cila teksa për herë të parë foli në media në lidhje me krimin e trefishtë që ndodhi në Korçë pak ditë më parë, ku babai mbyti fëmijët e më pas veten.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, Mimoza hedh poshtë çdo pretendim se fëmijët mund t’i ketë vrarë Naumi, pasi ai sipas jepte jetën për ta. Nga ana tjetër ajo ngreh dyshime se pas këtij krimi makabër fshihen personat që mund ta kenë shoqëruar natën e vrasjeve vajzën e saj. Ndërkohë, Mimoza ka treguar një anë të herët të vajzës së saj, duke thënë se ajo kishte bërë shumë gabime në jetë. Ndërkohë ajo nuk nguroi të thoshte se Marsela duhet të ishte në burg dhe jo e lirë pas kësaj ngjarje.

Ç’mund të na thoni në lidhje me ngjarjen?
Kam kaq vite që kam ikur në Itali. E kam njohur shumë mirë Naumin. Ai s’do ta bënte kurrë këtë gjë. Ai i donte shumë fëmijët. Nuk e di, por mund të kenë pasur gisht ata që e kanë shoqëruar. Se kuptoj pse e la policia që të ikte, pasi këtu në Itali s’të lënë të hedhësh hapin. Nuk ka mundësi ta ketë bërë Naumi, pasi ai linte kokën për fëmijët. Sidomos për atë të madhin. Sa herë që më merrte në telefon, ajo kërkonte lekë, ose ankohej që e kishte përzënë nga shtëpia. Unë kam hallet e mia, Marsela e ka nga rehati se s’ka punuar një ditë në jetën e saj. Më mori ne telefon ate dite, une s’ja hapa nga inati se kam hallet e mia. Vajza ime ka bërë disa gabime që nuk falen. Të gjithë kemi gabuar por jo si ajo. Burri ia fali një herë dy herë, e mori në shtëpi. Nëse ajo është në Shqipëri në burg le të rrijë se nuk janë pak dy fëmijë, jo një. Ajo thoshte gjithmonë; ‘Ti më le rrugëve. Ti s’më dhe lekë. Këtë edukatë kam’.

Si i kishte marrëdhëniet Marsela me Naumin?
Ai më merrte në telefon dhe më shpjegonte në telefon çdo hall. Naumi njëherë më mori në telefon dhe më tha se Marsela më ka denoncuar. Më tha ça të bëj. Ai ishte njeri i mirë, unë thash që shyqyr që gjeti një njeri të mirë, pasi ai ishte njeri dede.

Ju keni dijeni se ku ndodhet Marsela?
Nuk kam folur më me të në telefon. Se di ku ndodhet. Edhe nëse do ishte në varrim, nuk do ta takoja.

/a.m.

Next Post
Berisha: 1 tonëshi i drogës i kapur sot në Brindizi, i nipërve të “Zonjës Lokomotiva”

Policia shkoi ta merrte me forcë Berishën për të dëshmuar në komisionin hetimor për CEZ, ja çfarë ndodhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In