• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fëmijë nga 14 vende mbjellin ullinj te Fusha e Aviacionit, Veliaj i pret në zyrë

by A R
31/03/2016 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shenjë paqe e solidariteti, 14 fëmijë nga shtete të ndryshme, përfshi edhe Shqipërinë, të cilët ndodhen në Tiranë për të marrë pjesë në festivalin e tretë të gjuhës dhe kulturës, organizuar nga kolegji “Turgut Ozal”, mbollën sot në lulishten pranë ish-Fushës së Aviacionit në Laprakë, 14 bimë ulliri.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado, i cili duke u nisur pikërisht nga simbolika që mbart pema e ullirit, vlerësoi këtë akt si tepër domethënës për vazhdimësinë e marrëdhënieve dhe bashkëjetesës mes kombeve.

“Duam ta gjallërojmë më tej këtë lulishte, duke mbjellë shumë pemë, të cilat janë jo vetëm dekorative, por janë edhe pemë që mbartin simbolika të caktuara, siç është ulliri, pema e jetës dhe e vazhdimësisë. Çdo herë, edhe në legjendat tona, mbjellja e pemës së ullirit është një ogur i mirë dhe besoj se ky ogur i mirë po fillon dhe këtu në këtë vend. Është kënaqësi e madhe që këto pemë po i mbjellim së bashku me djem dhe vajza të mrekullueshme, që kanë ardhur nga shumë vende të botës”, tha Hado.

Ndërkohë, drejtori i kolegjit “Turgut Ozal”, Mustafa Ustuner, pasi falenderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen që ka dhënë për këtë aktivitet, theksoi se studentët që marrin pjesë në këtë aktivitet përfaqësojnë 15 vende dhe kultura të ndryshme të botës. “Është edicioni i tretë i këtij festivali të gjuhës e kulturës. Ka shumë studentë që vijnë nga 15 vende të ndryshme dhe që do të performojnë talentin e tyre në skenë, ditën e shtunë në Pallatin e Kongreseve”, shtoi drejtori i “Turgut Ozal”.

Grupi fëmijëve pjesëmarrës në këtë aktivitet, të veshur me kostumet e tyre tradicionale u pritën në një takim të veçantë edhe nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Mbjellja-e-pemeve-te-ish-Fusha-e-Aviacionit-2Veliaj-pret-femijet-nga-14-shtete-te-ndryshme-2Veliaj-pret-femijet-nga-14-shtete-te-ndryshme-1Mbjellja-e-pemeve-te-ish-Fusha-e-Aviacionit-1

Next Post

Fotot/ Modelja e parë shqiptare e ‘Victoria Secret’ çmend rrjetin me format seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In