Fëmija i braktisur nga nëna ushqehet nga gjiri i qenit
Një fëmijë i braktisur nga nëna e tij, ka mbijetuar duke pirë qumësht nga gjiri i një qeni. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Veri të Kilit. Vogëlushi është dërguar më urgjencë në spital dhe mjekët po bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar. Policia kiliane u njoftua nga banorët e zonës, të cilët e gjetën fëmijën 2 vjeç, me shenja të rënda dehidratimi, ndërkohë që ishte ushqyer me gji nga qeni, i cili strehohej në një ofiçinë mekanike, në Arica të Kilit. Burimet zyrtare thonë se fëmija ndodhej në gjendje të keqe higjienike, pa këpucë, i zhveshur, i keq ushqyer dhe me sëmundje të lëkurës. “Ndërkohë që fëmija ushqehej nga gjiri i qenit – shtuan urimet – nëna e tij, ishte në një ambient tjetër të ndërtesës, totalisht e dehur. Vogëlushi u shtrua në urgjencë, në spitalin ‘Doctor Juan Noe’’ të Arica dhe do të strehohet në një qendër për kujdesin dhe ushqyerjen e vogëlushëve’, thonë burimet. Për sa i përket nënës, autoritetet ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë.











