Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd, ku një fëmijë i kyçur në banesë nga nëna e tij, është hedhur nga kati i dytë, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe nuk është në rrezik për jetën.
Fëmija, një vajzë 5-vjeçare ishte lënë e vetme në shtëpi prej tre ditësh, një apartament në katin e dytë të një pallati, ku ishte kyçur me çelës nga nëna e saj.
Fëmija aktualisht ndodhet në spitalin e Librazhdit, ndërsa policia ka shpallur në kërkim nënën që për arsye ende të pamësuara ka braktisur në banesë vajzën e saj.
Mësohet se gruaja ishte e martuar tre herë, ndërkohë nuk ka precedentë të mëparshëm penale.