Një burrë 52-vjeçar është plagosur nga një granatë e hedhur nga një fëmijë endacak. Ngjarja ka ndodhur sot në Fushë Mbret, në periferi të Elbasanit, raporton droni. Al.
Fëmija 14-vjeçar ishte duke mbledhur kanaçe në koshat e plehrave dhe aty ka gjetur granatën, të cilën e ka marrë në dorë.
Këtë e ka parë 52-vjeçari Bujar Hajdari, i cili ishte në një lokal dhe e këshilloi djalin ta hidhte menjëherë, pasi ishte bombë dhe i rrezikonte jetën. Djali ia ka dëgjuar fjalën dhe e ka hedhur, por granata plasi, duke plagosur Hajdarin.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që kanë nisur hetimet.
Droni.al