Një fëmijë i mitur, fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë është dërguar në spital në gjendje kome nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë gjetur në rrugë të aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur afër urës së “Bardhajve” në Shkodër, ndërkohë që ende nuk bëhet të qarta rrethanat.
Sipas mediave informative, disa minuta pasi foshnja është dërguar në spital me një makinë të rastit, aty është paraqitur edhe babai i fëmijës, i cili pretendon se “fëmija i ka rënë nga xhami i makinës”.
Aktualisht gjendja e fëmijës paraqitet kritike për jetën. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /e.s/