• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Femerët grekë zëvendësojnë ullinjtë me bimë subtropikale, shkak ndryshimet klimatike

by S T
19/08/2024 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për dekada me radhë, toka pjellore përreth Kiparisias në brigjet e detit Jon, ka qenë e njohur më së shumti për pemët e saj të ullirit.

Por edhe kjo pjesë e Greqisë perëndimore, ku zakonisht ka më shumë reshje shiu se në zona të tjera të vendit, po përballet me efektet e thatësirës. Një nismë e drejtuar nga shteti tani po i prezanton fermerët vendas me frutat tropikale si mango apo avokado, të cilat nuk kërkojnë dhe aq shumë ujë për një rendiment mjaft të mirë.

“Ndryshimet klimatike na sollën në pikën kur duhet të kërkojmë kultura alternative”, thotë banori i zonës, Panos Adamopoulos.

“Një nga qëllimet tona kryesore tani është të shmangim përdorimin e tepërt të ujit për të ujitur bimët. Dhe bimët subtropikale nuk kanë aq shumë nevojë për ujë sa të tjerat, si shalqini dhe patatet. Edhe ullinjtë tani duan shumë më tepër ujë. Ndërsa avokadot dhe mangot nuk kanë nevojë”, tha Panos Adamopoulos, fermer.

Antonis Paraskevopoulos, kreu i bujqësisë për rajonin e Trifilisë, thotë se vitet e fundit, zona është pllakosur gjithmonë e më shumë nga thatësira.

“Në këto dy apo tre vjet, ka pasur një reduktim të ndjeshëm të reshjeve të shiut dhe valë shumë më të zgjatura thatësire me temperature mjaft të larta. Tashmë, kemi të dhëna të reja. Kriza klimatike është këtu, ka mbërritur. Për këtë arsye, duhet t`i shohim me kujdes kulturat ekzistuese e të mendojmë përshtatjen me varietet e reja. Kur menduam se si të eksperimentojmë më mirë, gjëja e parë që na erdhi në mend ishin bimët subtropikale”, Antonis Paraskevopoulos, zyrtar lokal.

Edhe pse avokadot kultivohen tashmë rritet në ishullin e Kretës, ekspertët nuk ishin të sigurtë nëse bima do t’i përshtatej kushteve edhe në Greqinë kontinentale, por inovacioni po konsiderohet tani si thelbësor për të shpëtuar sektorin e bujqësisë nga problemet klimatike.

Next Post
Aksident i rëndë në “Kardhiq-Delvinë”, 8-vjeçarja niset me helikopter drejt Traumës

Aksident i rëndë në “Kardhiq-Delvinë”, 8-vjeçarja niset me helikopter drejt Traumës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In