Modelja Kelly Brook, ka hapur thashethemet që ajo është fejuar.
Kjo pasi që ajo ka postuar një fotografi me të dashurin e saj Jeremy Parisi dhe në gisht kishte një unazë diamanti.
Përveç kësaj fotografive, Kelly ka postuar një numër të madh të fotografive të tjera në Instagram – duke treguar se si ajo dhe i dashuri i saj janë duke festuar Krishtlindjet e para së bashku.
Bukuroshja ka filluar lidhjen me Paris në prill të këtij viti dhe disa kohë më vonë ka treguar se ai është “shpirti i saj binjak”.