Tenistja Serena Williams ka përdorur rrjetin social Reddit për të konfirmuar fejesën me bashkëthemeluesin e këtij rrjeti, Alexis Ohanian. Njoftimin për fejesë ajo e bëri në formë të një poeme, transmeton Koha.net.
Në këtë poemë ajo shkroi se do të shkojnë në Romë, ku u takuan për herë të parë, për t’i propozuar dhe se ajo i kishte thënë “po” propozimit të tij.
Fejesa përmbyll një vit të suksesshëm të Williamsit, e cila sivjet fitoi për herë të shtatë Wimbledonin dhe titullin e 22-të në karrierë, citohet Koha. (b.an)