• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fejesa e dështuar politike Berisha-Bardhi!

by S M
22/07/2023 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga: Edvin Kulluri

 

Një javë përpara rizgjedhjes për herë të tretë të Bashës në krye të PD, Berisha dhe Bardhi po kërcënojnë secili në mënyrën e vet. I pari me stigmatizimin e zakonshëm të Bashës si I blerë nga Edi Rama, ndërsa I dyti me shantazhin “po fola unë bëhet qameti”. Në fakt këtu s’ka asnjë lam, pasi Berisha me këtë tezë ka që në 8 shtator të 2021 që përpiqet të krijojë avantazh mbi ish beniaminin e tij, ndërsa ish beniamini I Bashës, po imiton Arben Ahmetajn duke mërmëritur kush e di se cfarë! Muzikë e dëgjuar sa e sa herë të tjera. Asnjëri prej tyre nuk ka hallin e të ardhmes se Partisë Demokratike që dikush më shumë e dikush më pak e kanë cuar në zgrip. Por I bashkon e ardhmja e tyre. Berishës I duhet “vula” përmes Bardhit, ndërsa Bardhit I duhet Berisha për të qëndruar në politike përmes parlamentit.

Për shkak të ketyre dy qëllimeve të ndryshme por që kanë të njëjtën pengesë, rizgjedhjen e Bashën kryetar, Berisha dhe Bardhi kanë lidhur një miqësi politike të pazakontë. Ndërsa Berisha akuzonte Bardhin njësoj sic bën me Bashën, si “I shitur”, Bardhi përgjigjej se “ka ikur koha e babit të Zenit”, duke kaluar cdo kufi etike komunikimi mes partnerësh. Ishin të dy deputetë të Bashë, sic nuk janë më. Pas 29 korrikut të dy një gjë e dijnë me siguri. Nuk do jenë më kandidatë për deputetë të PD. Ndaj janë përputhur në mënyrë të sinkronizuar, njëri duke u rrotulluar e tjetri duke e pritur, në kërkim të vulës. Për sa kohë Basha nuk do regjistrojë zgjedhjen e tij në gjykatë, Berisha mendon se do mund të marrë vulën pasi si Sekretar I Përgjithësh në detyrë që nuk e njeh këtë process, Bardhi mund të luajë ndonjë rol. Vetëm së të dy harrojnë një gjë: gjykata ende nuk e ka njohur Kuvendin e 11 dhjetorit! Ndaj Basha mund ti japë vazhdimësi juridike Kuvendit të korrikut 2021, c’ka e kalon vulën nga Basha 1, tek Basha 2 deri tek Basha 3. E po të llogarisim dhe pse vulën thellë thellë nuk e ka as Basha, perspektiva është edhe më e pashpresë.

Por për te lënë mënjanë aspektet proceduriale të cështjes, përligja morale është edhe më e rëndësishme dhe e zymtë njëkohesisht. Duke shmangur retorikën e mëparshme me “I shitur’ e “babi I Zenit”, pyetja që lind është: c’do bëjnë me vulën ish kryetari I PD dhe pothuaj ish sekretari I përgjithshëm? C’kishin për të bërë, e kanë bërë. I pari përligjte humbjet seriale të atij që sulmojnë sot, ndërsa tjetri është produkt I vullnetit arbitrar që ka sunduar PD prej vitesh. Bardhi brënda natës nga një burokrat I zakonshëm u shndërrua në 2017 në një yll në ngjitje që nuk ndezi asgjë, përtej armëve në Elbasan. Nën hundën e tij ndodhën cudira të papara në parti. E nuk foli asnjë fjalë derisa e gjeti veten në “mes të katër rrugëve”, pikërisht sic është tani. Më keq akoma nuk e do asnjëra palë përvec disa deputetëv për të cilët këmbënguli ti vendosë në lista në zgjedhjet e 2021. Njerëzit e Berishës ndërkohë ende e konsiderojnë të shitur përvec vetë Berishës, ndërsa krahu I Bashës e konsiderojnë renegat. Por më keq akoma, ata që dëgjiojnë Zërin e Amerikës nuk dijnë ende si t’ja vënë emrin. Dhe asnjëra palë nuk ka faj përvec atij vetë që kërcen nga “huriu në hu’ sic thonë lebërit, njëherë më Bashën, njëherë me Berishën, një herë më SHBA e një herë me non-gratën. Bardhi në të drejtën e vetë mund të ndryshojë qëndrim sa herë ja do puna, por cështja është se në politikë të gjykojnë të tjerët. E si I ri që është këtë nuk e kupton. Për më tepër duke parë se si  ka qëndruar në politikë vecse sesi e ka gjykuar shefi apo shefat, është e kuptueshme pse nuk tregon karakter. Thjeshtë nuk I është dashur dhe mbase s’do ti duhet kurrë!

 

E pra kjo “fejesë politike” që po cudit dynjanë me shumë gjasa do zgjasë pak. Sepse nëse Basha përmbyll rizgjedhjen e tij në 28 korrik, Bardhi nuk I duhet më askujt. As B ashës që do zgjedhë sekretari e përgjithëm të ri, e as Berishës që do humbë edhe një herë shansin për të shtënë në dorë “vulën”,  që po I vezullon si grali I artë që nuk u gjet kurrë. Ky cift që kërkon të mbijetojë në politikë po lodhen kot duke flirtuar në emër të së ardhmes së Partisë Demokratike. Për sa kohë nuk kanë rënë arsyet e përcarjes, nuk mund të ketë ringritje. Askush prej tyre nuk është në gjëndje të shpalosë një project politik pasi u mungon e shkuar e besueshme, e tashmja morale dhe e ardhmja me vizion. Fejesat prej hallit se mos mbetesh beqar, cojnë në divorce të sigurta. Deri atëherë, mirë është të presin zgjedhjet e ardhshme të 2025 apo të pranverës nën siglën e Partisë së Lirisë apo një parie të re me servilë të vjetër.

 

 

Next Post
Rama në podkast: Tirana, një vend ku me Airbnb bëhet nami!

Rama në podkast: Tirana, një vend ku me Airbnb bëhet nami!

Comments 1

  1. Lufto Xhuvelini says:
    3 years ago

    Kjo puna e Bardhoshkës, si beqirhane, ka llogjikë.
    Berisha, është po ai i Namik Hotit, që vetëm vdekja e zbret nga kali.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In