• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Feja e shqiptarit është shqiptaria”, një artificë?

by A R
21/11/2015 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Vitet e fundit, motoja rilindase “Feja e shqiptarit është shqiptaria” është stigmatizuar si nga ateistë “kozmopolitë”, ashtu edhe nga ekstremistë fetarë të sekteve të kundërta. Sipas tyre, kjo moto ishte një artificë që u shërbeu ideologëve nacional-romantike të Rilindjes, për të krijuar një shtet shqiptar të pavarur nga Turqia, Greqia dhe Serbia. Ndërsa në fakt, gjithnjë sipas tyre, ndasitë fetare mes sunitëve, ortodoksëve, bektashijve dhe katolikëve ishin shumë të mëdha.

Ndërkohë që në një farë mase kjo është e vërtetë, e vërteta e madhe është se njerzit më të arsimuar e më të kultivuar të secilit komunitet, në një masë të madhe, e besonin me shpirt moton “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Në të kundërt, Kuvendi i Vlorës që shpalli mëvetësinë e Shqipërisë në 28 nëntor 1912 nuk do të kishte ndodhur.  Ose për të ardhur më afër vetes time, gjyshi im sunit nuk do të kishte ndërtuar në oborrin e tij një kishë ortodokse ku predikohej shqip.

Me pak fjalë, në qoftë se “spermatozoidi” rilindas “Feja e shqiptarit është shqiptaria” nuk do të kishte ngjitur në “mitrën” sunite-ortodokse-bektashiane-katolike të popullsisë së paarsimuar shqiptare, ajo që quhej atëherë “shprheja gjeografike Shqipëri” do të ishte harruar – tokat e saj do të ishin ndarë mes Greqisë, Sërbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Pavarësisht se shumë shqiptarë mund të kenë qenë e janë pro apo kundër “satrapit” Zog, “diktatorit” Enver, “autokratit” Sali, “sahrohoshit” Nano, “të korruptuarit” Ilir, apo “të droguarit” Edvin, nuk duhet harruar se të gjithë këta kanë qenë apo janë qeverisës shqiptarë, me të mirat e të këqiat e shumta të tyre. Por pyesni shqiptarët e Kosovës, Çamërisë, Maqedonisë  e Malit të zi se ç’kanë hequr nën sundimtarë që u mbaron mbiemri me “viç” apo me “los” – me qindra mijra u vranë e u dëbuan nga shtëpitë e tyre nën ata sundimtarë.

Egzistenca e Shqipërisë si shtet në 100 e ca vjet ka në themel pikërisht moton nacional-romatnike “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, pavarësisht se sa demode mund t’u duket sot ateistëve “kozmopolitë” apo ekstremistëve të sekteve të kundërta fetare. Dhe besoj se kjo moto do të vazhdojë ta mbajë të pandarë këtë shtet edhe për shumë e shumë kohë. Dhe ja përse.

Në një sondazh që kam kryer para disa viteve, më rezultonte se vetëm 19% e shtetasve shqiptarë janë praktikantë të rregullt të njërit prej sekteve fetare. Por në atë sondazh nuk pyeta nëse feja ishte për të anketuarit më e rëndësishme se atdheu – pyetje e barazvelrshme kjo me atë nëse feja është më e rëndësishme se shqiptaria. Në qoftë se do ta kisha bërë këtë pyetje, besoj se vetëm një përqindje shumë më e vogël do të përgjigjej “po”.

Për ta testuar këtë bindje timen, në sondazhin e rradhës, do ta bëj pyetjen e mësipërme…

Next Post

Ish-drejtori i arrestuar zgjeron biznesin e tij në portin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In