• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fehmi Abdiu: Të inkriminuarit mbrohen nga politika, dekriminalizimi drejt dështimit

by A R
23/08/2016 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U trumbetua me të madhe se pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin, do të hapej drita jeshile për largimin e të inkriminuarve nga politika dhe administrata publike.

Por deri më tani nuk ka asnjë politikan të arrestuar a shkarkuar, veçse janë në procedim nga prokuroria kryebashkiaku i Kavajës dhe i Krujës. Në këto kushte, duket se ligji për dekriminalizimin ka dështuar ende pa nisur mirë.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, në një prononcim për gazetën “Sot”, ka dhënë alarmin se politika dhe organet ligjzbatuese po pengojnë zbatimin e ligjit për dekriminalizimin.

Abdiu deklaroi se ata që preken nga ligji për dekriminalizimin mbrohen nga partitë politike, bëjnë çmos për t’i ikur verifikimit nga prokuroria, ndërsa organet ligjzbatuese janë të papërgjegjshme në zbatimin e ligjit me rigorozitet.

Përveç kësaj, Abdiu tha se vetë ligji në vetvete ka mangësi dhe pasaktësi.

“Ligji për dekriminalizimin ka shumë mangësi, ka mjaft gabime dhe pasaktësi. Me sa duket, hapat e para të zbatimit janë të vështirë së pari dhe e dyta, organet që merren me zbatimin e tij nuk e ndjejnë përgjegjësinë për ta kryer detyrën.

Dhe më kryesorja, personat që kontrollohen nëpërmjet këtij ligji nuk kanë interes dhe as dëshirë të kontrollohen rigozorisht sipas kërkesave të ligjit. Subjektet bëjnë çmos t’i shmangen përgjegjësisë që kanë.

Dhe nga ana tjetër, secila parti ka interes të mbrojë subjektet e veta që i ka me probleme që mund të verifikohen”, deklaroi Fehmi Abdiu.

7 ligjet e reformës në drejtësi

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese ka kritikuar komisionin për reformën në drejtësi dhe Parlamentin, i cili kërkon t’i kalojë të 7 ligjet pa u konsultuar me specialistë dhe me opozitën.

Fehmi Abdiu thekson se këto ligje kanë një rëndësi të veçantë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe se kërkojnë edhe konsultimin e juristëve dhe gjykatësve të kualifikuar.

“7 ligjet janë ligje shumë të rëndësishme për drejtësinë; secili prej tyre ka rëndësi sa çka ligji kushtetues, ndërsa vështrimi sipërfaqësor i tyre me një ngutje të pallogaritshme thjesht për faktin për ta përfunduar brenda një afati sa më të shkurtër, për mendimin tim është i gabuar!

Ligjet duhet të ishin konsultuar me aktorë të tjerë profesionalë me gjyqtarë, prokurorë, juristë të kualifikuar, etj. Mënyra si po veprohet me ato 7 ligje, më duket e gabuar!”, theksoi Abdiu.

Më tej, Abdiu tha se vetë drafti me ndryshimet kushtetuese mbart disa probleme, por, megjithatë, ai tha se reforma në drejtësi do të zbatohet.

“Reforma në drejtësi do zbatohet. Që në ditët e para që u miratua drafti kushtetues, u konstatua se vetë Parlamenti nuk kishte parashikuar saktë atë detyrim që kishte si përcaktim Presidenti i Republikës për të hedhur shortin përkatës për Këshillin e Emërimeve.

Vetë kushtetutbërësi nuk e ka llogaritur që duhej të hynte së pari në fuqi Kushtetuta dhe pastaj pasi të hynte në fuqi edhe ligji tjetër, t’i jepej mundësia Presidentit dhe organeve përkatëse për të vepruar. Që në fillim u vu re se ka pasur mosparashikim të saktë”, tha Abdiu./a.m.

Next Post
Rama: Investime pas dekadash harrese në Krujë

Rama: Investime pas dekadash harrese në Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In