• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Federerin e mund një i panjohur në “ATP Finals”

by Java News
19/11/2017 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

David Goffin bën ndeshjen e jetës dhe eliminon në ATP World Tour Finals, pikërisht rekordmenin e këtij turneu dhe njëkohësisht edhe favoritin kryesor të tij, Roger Federer, duke u kualifikuar në mënyrën më të paimagjinueshme, për në finalen e madhe të turneut përmbyllës, të 8 tenistëve më të mirë të sezonit.

Është vërtet diçka e pabesueshme për një tenist që mezi kishte bërë dy sete bashkë, në 16 setet e luajtur ndërmjet tyre, saktësisht 3 javë më parë, në gjysmë-finalen e Bazelit.

Ndaj 26-vjeçarit belg, Roger Federer humbi vetëm tre game gjithsej, në një takim që zgjati vetëm një orë lojë, duke e çuar në 6-0 bilancin e përgjithshëm ndërmjet tyre.

Goffin, që e siguroi kualifikimin për në fazën gjysmëfinale vetëm të premten pasdite, pas suksesit ndaj austriakut Dominic Thiem, humbi 6-2 setin hapës dhe gjithkush me siguri në ato çaste ka menduar se Roger nuk do të kishte kurrfarë problemi për të mbyllur takimin në vetëm dy sete, raporton Supersport.

Në ‘O2 Arena’, pas humbjes së setit të parë, numri 8 i botës intensifikoi sulmet dhe filloi ta godasë topin përpara kohe, gjë që e vuri menjëherë në vështirësi 36-vjecarin nga Bazeli. Për rrjedhojë tenisti i parë belg në historinë e ATP World Tour Finals, e theu në shërbim numrin 2 të botës, duke kryesuar në vijim me shifrat 3-0.

Të vetmen mundësi për të rikuperuar, veterani helvet e pati në game-n e 7, ndërsa edhe në setin final u përsërit në mënyrë identike po e njëjta situatë. Goffin i rrëmbeu shërbimet tenistit zviceran, në game-n e 3-të dhe pasi anuloi në game-n pasardhës një mundësi për kundër-break, numri 8 i botës administroi në mënyrë të shkëlqyer avantazhin, duke humbur vetëm një pikë në shërbim, në 3 radhët e tij.

Përfundimisht, mes habisë së gjithë spektatorëve në kryeqytetin britanik, tenisti belg kompletoi një fitore të madhe, duke mbyllur krejt takimin me rezultatin 2-6, 6-3, 6-4, në 1h 47′ lojë. Goffin, që në mesjavë u keqtrajtua 6-0, 6-2 nga Grigor Dimitrov, u bë i pari tenist që në vitin 2017 mund gjatë të njëjtit turne dyshen Nadal-Federer.

Mbi të gjitha, 26-vjecari nga Liezhi, që nuk kishte asnjë fitore në karrierë si ndaj Rafës ashtu edhe ndaj tenistit helvet, u bë i pari tenist që nga viti 2009, që mund numrat 1 dhe 2 të botës në turneun përmbyllës të 8 lojtarëve më të mirë të sezonit, vit kur edhe atëherë e pësonte pikërisht dyshja Nadal-Federer, pasi tenisti rus Nikolay Davydenko eliminoi fillimisht tenistin spanjoll në fazën e grupeve dhe më pas triumfoi në gjysmëfinale ndaj numrit 1 të botës, asokohe Roger Federer, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Benzi del nga rruga, plagosen katër persona në Elbasan

Benzi del nga rruga, plagosen katër persona në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In