Tenisti Roger Federer ka qenë fituesi më i madh në Laureus World Sports Awards, duke u shpallur sportisti dhe rikthimi më i mirë i vitit.
Roger Federer ka mposhtur yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo në garë për sportistin më të mirë të vitit 2018 në Laureus World Sports Awards.
Ky nuk ka qenë trofeu i vetëm për zviceranin, i cili ka fituar po ashtu çmimin për rikthimin më të madh të vitit.
Në garë për këtë çmim mposhti skuadrën katalonase Barcelona, PSG, Valentino Rossi, Chapecoense, Sally Pearson dhe Justin Gatlin, përgatiti ”Express”. (b.an)
*-*