• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Federbet mbron akuzat: Skënderbeu, shumë të pabesueshme bastesh në Azi

by Aalison Pearse Stevens
09/06/2016 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federbet, kompania e monitorimit të basteve që denoncoi publikisht disa ndeshje të Skënderbeut si të dyshuara fort për trukim, ka një qëndrim të detajuar për dënimin e korçarëve.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj kompanie, Francesco Baranca, deklaron se nuk është vetëm Skënderbeu në listën e klubeve europiane që dyshohet se kanë trukuar ndeshje, por edhe disa të tjera nga vende të ndryshme.

Baranca bën të ditur në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” se shumat e basteve që janë vendosur për disa ndeshje të Skënderbeut në Europë, por edhe në kampionatin vendës, ishin jashtë çdo logjike bastesh. Madje, ai thekson se të gjitha shumat e “çmendura” të parave luheshin në kompani bastesh aziatike.

Zoti Baranca, a jeni në dijeni të vendimit të UEFA-s për dënimin e Skënderbeut me 1 vit mospjesëmarrje në Kupat e Europës?

Po, jam vënë në dijeni.

Ju mendoni se është vendim i drejtë apo i gabuar dënimi i kampiones së Shqipërisë?

Ky është një vendim i një Komisioni juridik dhe nuk më takon ta komentoj nëse është i drejtë apo jo. Ai do të zbatohet për aq kohë sa mbetet në fuqi dhe të gjithë duhet ta respektojnë.

Ju dhe veçanërisht kompania që drejtoni, Federbet, shpeshherë ka publikuar raporte për dyshime të forta për trukim kundrejt disa ndeshjeve të Skënderbeut. A mendoni se këto raporte mund të kenë ndihmuar në dënimin ë Skënderbeut?

Jo, nuk di ta them këtë. Ndoshta po, por ndoshta edhe jo.

Ju i dërgoni raportet tuaja të monitorimit në UEFA?

Jo, ne nuk kemi lidhje me UEFA-n. Jemi një kompani që kryesisht bashkëpunon me Bashkimin Europian.

Në bazë të të dhënave që keni për lëvizjet e shumave të parave në baste, ju hartoni edhe raporte për ndeshje ku lëvizjet janë të dyshimta, apo jo?

Po.

Po çfarë bëni më pas me këto raporte?

I dorëzojmë në polici. Të gjitha raportet i dorëzojmë në polici.

Në cilën polici?

Këtë nuk jua them dot. Më vjen keq.

A keni dërguar raporte për Skënderbeun kohët e fundit?

Po, disa. Ka pasur disa ndeshje të Skënderbeut, ku lëvizja e koeficienteve dhe shumat e parave të vendosura kanë qenë jashtë çdo logjike.

Pse duhet patjetër që të ketë logjikë në një bast? Ndonjëherë mund të vihet edhe për tifozllëk…

Nuk është ashtu. Ka disa raste kur vendosen shuma të çmendura parash për baste që duken të pamundura. Kjo ndodh vazhdimisht… Po ju them se ne merremi pikërisht me rastet kur bastet dhe shumat tejkalojnë të gjitha limitet.

Sa janë afërsisht shumat e basteve që janë vendosur për një ndeshje të Skënderbeut, të cilën ju më pas e keni cilësuar të dyshuar si të trukuar?

Nuk ju them dot shifra konkrete, por po them që janë shuma të pabesueshme.

Ku vendosen këto shuma bastesh të pabesueshme, në cilin vend të Europës?

Jo, jo, nuk vendosen në Europë kësi bastesh. Ato vendosen gjithnjë në Azi. Në Europë nuk vendos dot baste të tilla.

Edhe për Skënderbeun bastet janë vendosur në Azi?

Po, të gjitha.

Bëhet fjalë për ndeshje në arenën europiane apo edhe në kampionat?

Më së shumti bëhet fjalë për ndeshjet në arenën europiane. Por kemi pasur raporte për Skënderbeun edhe për ndeshje të kampionatit shqiptar.

Ju si mendoni, a përbëjnë fakt kësi raportesh nga Federbet, apo edhe nga kompani të tjera që bashkëpunojnë me UEFA-n për të dënuar një klub?

Këtë e di UEFA. Ne thjesht japim indicie për baste ku luhen shuma parash në mënyrë të dyshimtë. Por, kam përshtypjen që UEFA e ka dënuar Skënderbeun për ndeshje që ka luajtur në arenën europiane. Kështu ndodh shpesh. Nëse një skuadër trukon ndeshje në kompeticionet ku UEFA është organizatore, atëherë ata nuk të falin…

A keni pasur ose a keni dorëzuar në polici raporte për ekipe të tjera shqiptare?

Po, ka ndodhur që edhe ekipe të tjera shqiptare kanë përfunduar në raportet tona. Gjithnjë për shkak të basteve të dyshimta që janë vendosur. Kryesisht për ndeshje në kompeticionet europiane, por jo vetëm…

A do ndiheshit në faj nëse dënimi i Skënderbeut mund të ketë ardhur edhe pas indicieve që ka dhënë kompania juaj?

Jo, aspak. Ne për këtë qëllim jemi, që të luftojmë futbollin e trukuar dhe të kemi një futboll sa më të pastër.

A keni marrë ndonjëherë kërcënime nga Shqipëria pas raporteve tuaja?

Po, disa herë, por në mënyrë sporadike nëpërmjet rrjeteve sociale. Asgjë për t’u shqetësuar, nuk u kam kushtuar rëndësi.

Klubi i Skënderbeut pat kërcënuar se do t’ju padiste për prishje të imazhit pak muaj më parë…

Nuk mund të flas fare për planet që ka një klub europian.

Sa skuadra të tjera si Skënderbeu ka në Europë?

Ka disa, janë shumë në fakt ato që përfundojnë në raportet tona. Ka nga vende të ndryshme të Europës.

fed

PanoramaSport/d.i.

Next Post

Zëri Amerikës: SHBA e BE ofruan kompromis një javë më parë. Qeveria pranoi, opozita refuzoi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In