Zyrtarët amerikanë që po hetojnë skandalin e ri të FIFA-s, thanë se deri tani nën akuzë ndodhen rreth 20 persona në strukturën e organizatës më të madhe të futbollit. Një zyrtar i FBI i tha Nju jork Tajmsit se është i shokuar sesi ky aktivitet ka vazhduar kaq gjatë, prej vitesh, e sesi ka prekur thuajse çdo pjesë të sistemit të FIFA-s. Sipas zyrtarit në fjalë u shpreh se “duket se korrupsioni ka qenë i institucionalizuar në këtë institucion”.
Mes të akuzuarve janë Chefri Ueb nga Ishujt Kaiman, njëri ndër zv.presidentët e komitetit ekzekutiv të FIFA-s dhe uruguajani Eugenio Figueredo, edhe ai zv.president dhe ish president i Shoqatës amerikano-jugore të futbollit. Akuzat pë rkorrupsion përfshijnë një periudhë njëzet vjeçare dhe anë të bëjnë me shumë episode garash mes shteteve, për të marrë organizimin e Kupës së Botës, si dhe për marketingun dhe të drejtat televizive. Kështu, po hetohet mbi garën e dhënies Rusisë dhe Katarit, të organizimit të Kupës së Botës në 2018 dhe 2022









