• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

FBI ka spiunuar princeshën Diana, John Lennonin…

by Aalison Pearse Stevens
18/08/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A e ka financuar John Lennon IRA-n? A e ka përdorur presidenti Richard Nixon LSD-në? A kanë marrë pjesë bashkë Frank Sinatra dhe John Kennedy në “orgji seksuale”? A e ka tradhtuar Eleanor Roosvelt burrin e saj, presidentin e madh Franklyn Roosveltin? Çka synonte John Wayne në Panama? Përgjigjet në të gjitha këto pyetje gjenden në dosjet sekrete të FBI-së amerikane, transmeton Telegrafi.

John Lennon ka financuar IRA-n!!! Është ky lajm i cili mori dhenë kohë më parë, pas tëfillimit të dosjeve sekrete të FBI-së amerikane. MI5 anglez, shërbimi sekret ndër më të njohurit në botë, decenie më parë ia kishte dhënë FBI-së shënimet e tij për John Lennonin, liderin e The Beatles, i cili në fillim të të shtatëdhjetave pati vendosur të jetonte në New York. Johni i famshëm asokohe ishte martuar me Yoko Onon, kishte braktisur Beatlesat dhe kishte filluar solo-karrierën e tij me hitin “Imagine”.

Siç tregojnë dosjet e FBI-së, John Lennon kishte ndihmuar Partinë Revolucionare Punëtore dhe magazinin marksist “Red Mole”. Partia e përmendur kishte mbështetur IRA-n.

Yoko Ono, pas zbulimit të këtij skandali, komentoi në këtë mënyrë: “Burri im u ka dhënë para vetëm atyre që u janë nevojitur”.

Vetë John Lennon, me një rast, kishte deklaruar: “Nëse duhet të zgjedh midis Armatës angleze dhe IRA-s, unë do të zgjedh IRA-n…”. Për shumëkë, ky është argumenti kryesor që vërteton se Lennon ka ndihmuar IRA-n.

FBI në dosjet e saja vërteton që Lennon në shumë raste kishte ndihmuar dhe madje organizuar demonstratat e studentëve në Amerikë dhe që për këtë shkak Administrata e presidentit Richard Nixon refuzonte kërkesën e Lennonit për nënshtetësi amerikane. Aq më tepër, Nixon bëhej gati ta dëbojë Lennonin prej SHBA-së për shkak të “veprimtarisë së tij subverzive”.

John Lennon nuk ka qenë figura e vetme e popullarizuar e viteve të gjashtëdhjeta që është përcjell me një vëmendje të madhe nga FBI. J.Edgar Hoover, shef i FBI-së për decenie të tëra, ka qenë i njohur si një politikan tejet konservativ, i cili assesi nuk ka mundur të kuptojë pse rinia amerikane dhe perëndimore është dhënë aq shumë pas rock-muzikës dhe yjeve të “degjeneruar” filmikë. Hoover njihet edhe si urrejtës i familjes Kennedy dhe si mbikëqyrës i të gjitha aferave të dashurisë të John dhe Bob Kennedyt.

 

KRITIKA E HOOVERIT PËR GRUPIN THE DOORS

Hoover, ta zëmë, nuk mund të duronte fare muzikën dhe tekstet e grupit të madh The Doors, të cilit i printe Jim Morrison, bir i një admirali të Ushtrisë amerikane.

“Muzika e tyre është e neveritshme për secilin njeri normal”, theksonte Hoover.

Për kujdesin e veçantë të FBI-së për personalitetet e popullarizuara flet edhe fakti që dosja e Elvis Presleyit ka hiç më pak se 600 faqe, edhe pse vetë Elvisi nuk ka qenë objekt i ndonjë hulumtimi të veçantë. Në dosjen e Presleyeit, ta zëmë, mund të lexojmë edhe këtë “margaritar”: “Frizura e tij dëshmon që ky është një njeri të cilin shefi i FBI-së nuk dëshiron ta takojë”.

Po ashtu, në këtë dosje mund të kuptojmë edhe se si mekanikët e aeroplanit privat të Presleyit e kishin mashtruar atë për 338,000 dollarë, të cilat para kinse duhej të përdoreshin për ndreqjen e aeroplanit privat të “Mbretit të Rockut”.

FBI po ashtu ka dosje të posaçme për Marlene Dietrich dhe Marilyn Monroe, aktoret e shumënjohura të Hollyëoodit dhe madje edhe për Princeshën Diana! Për Lady Dianën, FBI kishte gatitur një dosje të trashë 1056 faqe!

Sa i përket Zonjës Dietrich, FBI druante që kjo, për shkak të prejardhjes së saj gjermane, është spiune e Gjermanisë. Por, hetimet treguan që kjo nuk ka lidhje me Gjermaninë. Spiunimi i FBI-së zbuloi diç tjetër: Marlene Dietrich kishte afinitet ndaj femrave të tjera!

 

AFERA SEKSUALE E ELEANOR ROOSVELT-it

Dosja e Marilyn Monroe po ashtu është shumë interesante. Megjithatë, shumë gjëra të cilat është dashur të gjenden në dosjet e saja janë “zhdukur” pa gjurmë: prej të dhënave për vdekjen a vrasjen e saj, dashurisë me Bob Kennedyn, raporteve të saja me presidentin John Kennedy etj.

“Syrit” dhe “veshit” të FBI-së nuk i kanë shpëtuar as banorët e Shtëpisë së Bardhë. FBI kështu posedon xhirimet e sex-skandalit të Eleanor Roosveltit, gruas së presidentit Franklyn Roosvelt, e cila kishte pasur aferë dashurie me një nënoficer të quajtur Joseph Lash.

Ky, pas zbulimit të skandalit, u dërgua në front. Pas kthimit nga lufta, Lash fitoi Shpërblimin e Pulitzerit për librin në të cilin përshkroi aferën e dashurisë me Eleanorën.

Ndër dosjet më të trasha është ajo e këngëtarit të madh Frank Sinatra. Në 1275 faqe është përshkruar rezultati i përgjimeve, përcjelljeve dhe hetimeve të Frank Sinatrës, këngëtarit që kishte lidhje të posaçme me mafian amerikane.

Njëra nga pjesët më kontroverse të kësaj dosjeje lidhet me kërcënimet e Sinatrës bërë një brokerit të burzës së Neë Yorkut. Sinatra me disa mafiozë i “garantonte” vdekjen këtij brokeri nëse ai nuk i ndihmon të fitojnë një shumë të madhe parashë.

Policia nuk e kishte arrestuar Sinatrën, sepse brokeri nuk dëshironte të dëshmonte në gjyq. Njëri prej spiunëve të FBI-së ishte i bindur që Sinatra është nip i Al Capones, mafiozit të njohur.

Hoover nuk e duronte fare Frank Sinatrën. Për këtë dëshmon edhe akuza e tij se Sinatra është edhe ithtar i regjimit komunist në Amerikë, akuzë kjo vërtet qesharake, duke ditur afinitetet e Sinatrës. Por, sipas të gjitha gjasave, është e vërtetë që Sinatra i kishte paguar 40,000 dollarë një mjeku amerikan për ta hequr qafe shërbimin në Armatën amerikane në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë dosje ka edhe storje për “orgjinë” të përbashkët të Sinatrës dhe senatorit John Kennedyt me një grup femrash mullate. Një pjesë e dosjes së Sinatrës nuk ka mundur të lexohet nga opinioni. Supozohet që në këtë pjesë gjenden transkriptet e bisedave të Sinatrës me bosat e mafisë.

JOHN WAYNE SYNONTE TË BËNTE GRUSHT SHTET NË PANAMA

John Wayne nuk ka pasur telashe me shtetin, gjegjësisht me patriotizmin e tij. Përkundrazi. Duket që Ëayne ka qenë “për së tepërmi” patriot. Kështu, ky ishte i pakënaqur me politikën e jashtme amerikane.

Wayne, sipas dosjeve të FBI-së, ka qenë i përzier në synimet e djathtistëve amerikanë për të ndërruar pushtetin në Panama. Wayne kishte tubuar 682,850 dollarë për të financuar grusht shtetin në Panama.

FBI ka dosje edhe për shkrimtarët e njohur. Kështu, Ernest Hemingëay, i cili në fillim kishte bashkëpunuar me FBI-në, më vonë i ishte “shmangur” rolit të tij.

Në dosjen e autorit të “Plakut dhe detit” kuptojmë që gjashtë muaj para vetëvrasjes, Hemingëay ka qenë hospitalizuar në një klinikë psikiatrike në Minnesota dhe se është ushtruar mbi të edhe elektro shock-terapia.

Përmendëm më parë “afinitetet” e Hooverit për rock muzikë. “Cak” i posaçëm i FBI-së, në të gjashtëdhjetat, kishte qenë grupi Jefferson Airplaine. Ky grup ka qenë i njohur si ithtar dhe propagandues i madh i LSD-së dhe i të gjitha drogave të tjera sintetike.

Këngëtarja e Jefferson Airplainit, Grace Slick, gjatë vizitës Shtëpisë së Bardhë kishte arritur të hedhte në pijen e presidentit Nixon një pilulë të LSD. Në dosjen e FBI-së nuk merret vesh se a e ka pirë Nixon këtë pije dhe çka ka ndodhur më të pas përdorimit eventual të LSD-së.

FBI nuk arrinte të kuptonte dot pse “degjenerikët” si Morrisoni apo Jimi Hendrix arrinin të influenconin aq shumë rininë amerikane.

Për këtë shkak, agjentët e FBI-së kanë kaluar javë të tëra duke dëgjuar këngët e këtyre të dyve në të gjitha variantet e mundshme, herë duke ngadalësuar sjelljet e pllakave në gramofon, e herë duke i lëshuar së prapthi, për të zënë “mesazhet e tyre sekrete”.

Kështu, del që agjentët e FBI-së nuk arritën të marrin vesh se Morrison dhe Hendrix janë vetëm rockerë (Express). (b.an)

Next Post

Ish-shefi i policisë: Në Vlorë mbi 1600 persona me të meta që shfaqin agresivitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

December 30, 2025
Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

December 30, 2025
Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

December 30, 2025
VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

December 30, 2025
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

Beogradi, kështjella e euroskepticizmit në Ballkan

December 30, 2025
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Projekti evropian për Maqedoninë e Veriut mund të degradojë në një narrativë iluzore

December 30, 2025
Medreseja dhe Fresku, dy destinacionet e fundit të Ronald Bejkos/ Kandidati prezanton planin e tij për Tiranën te qytetarët

“Bilanci politik i Berishës, katastrofal”/ Bejko: Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët

December 30, 2025
Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com