Prej 5 vitesh llogaria bankare e një qytetari ishte bllokuar nga prokuroria për verifikimin e të ardhurave që ishin depozituar në Amerikë.
Ndërkohë FBI kishte sjell vendim se 180 mijë dollarët ishin të pastra, por llogaria mbahej nën sekuestro. Pas pagimit të 7 mijë eurove, më në fund ekzekutohet vendimi i heqjes së sekuestros.
Një qytetar nga Hasi, ka denoncuar në emisionin Fiks Fare, avokaten Alma Halili e cila sipas tij i ka marrë 7000 euro për të bërë zhbllokimin e 175. 000 dollarëve që denoncuesi i kishte dërguar së bashku me të afërmit e tij, kushërirës për hapjen e një biznesi në Tiranë. Avokatja i ka kërkuar 7000 euro me qëllimin se do ia jepte prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes, ndërsa për veten e saj ajo kishte kërkuar 45. 000 lekë.
Sipas Ardian Cenalisë “unë së bashku me disa kushërinjtë kemi nisur pare tek llogaria e Nurijës ( kushurirë)për të hapur një biznes. Para gjashtë vitesh paret janë bllokuar nga prokuroria për t’u verifikuar se nga e kanë burimin. Duke qenë se shumica e lekëve vinin nga Amerika, prokuria e Tiranës i kërkoi ndihmë edhe FBI-së për të hetuar, dhe pas hetimeve të kryera doli se parat ishin fituar në rrugë ligjore. Por gjatë hetimeve të kryera nga ana e Prokurorisë shqiptare si dhe gjykimit isha i detyruar të merrja avokat. Kështu që u lidha me avokate Alma Halilin me të cilën kam pasur edhe kontakte të shpeshta. Kontakti i fundit me avokaten ka qenë me një numër telefoni të Kanadas, ku ajo ka mundur të bisedoj me mua më lirshëm dhe më ka thënë shprehimisht. Dëgjo Ardian se nuk mund të flas me numër të Shqipërisë.
Çështja është pushuar, por për të nxjerr urdhërin e ekzekutimit ne duhet të bëjmë një pagesë prej 7 mijë euro. Sipas saj këto pare do t’ja jepte prokurorit dhe gjykatësit. Unë jam sekser më tha, jam përsoni ndërmjetës që mundohem për të rregulluar punë ty. Pagesa ime më ka thëne është 450 000 lekë të vjetra. Disa herë i kam thënë Alma, këto 7 mijë euro që do paguaj unë është e vërtet se ti do më bësh të mundur zbllokimin e parave. Më ka thënë nuk do e bëj unë, por do e bëj prokurori bashkë me gjykatësin e çështjes. Në këto momente unë e pashë se diçka nuk shkon në rregull këtu. Ndaj dhe iu drejtova Fiks Fare” rrefen Ardiani.
Ai në bashkëpunim me gazetarët e Fiksit në prezencën e këtyre të fundit i ka dhënë avokates Alma Halili një herë 5 mijë euro një herë tjetër 2 mijë. Në të gjitha takimet që denoncuesi dhe gazetarët e Fiksit kanë pasur me avokaten Halili, ajo ka thënë se këto para i kërkonte për prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes që të zhbllokonin parat e bllokuara. E gjithë kjo situatë ka prej 6 vitesh që vazhdon dhe ende kjo llogari nuk është zhbllokuar. “Në diskutimin që kam bërë me zonjën Alma unë i thashë do kontaktoi SPAK-un, direkt më tha nuk është mendim i keq, por këtu është Shqipëri nuk është Angli apo vende të tjera që kanë ligjin e drejtësisë të qartë. Po vazhdove me SPAK-un do të duhen edhe 4-5 vjet të tjera. Zgjidh vetëm më tha ose paguaj 7 mijë euro ose prit edhe 5 vjet të tjera” tregon denoncuesi.
Pas denoncimit të Cenalisë, gazetarët e Fiks Fare nisën edhe investigimin ku fillimisht takuan avokaten Alma Halili në afërsi të Prokurorisë Tiranë. Në njërin prej takimeve avokatja i ka bërë të qartë gazetarëve se kishte foluar me Ardianin dhe se ai duhet t’i jepte 7000 euro për t’ia dhënë gjyqtarit dhe prokurorit të çështjes për të bërë të mundur lëshimin e urdhër ekzekutimit dhe me kushtin që të mos apelohej vendimi i pushimit. Pas takimit të parë në Tiranë, avokatja ka kërkuar që takimin e dytë ta bënin në Durrës, ku ajo fillimisht do merrte shumën prej 5000 euro, për të mos dal gënjeshtare sipas saj tek prokurori e gjyqtari. Më pas do të merrte edhe 2000 euro të tjera për të plotësuar shumën në total prej 7000 eurosh. Shumën e dytë prej 2000 eurosh avokates Halili ia dorëzoi vetë z. Cenalia bashkë me një gazetar të Fiksit.
Pas pagesës së shumës prej 7000 eurove avokatja Halili garantoi që brenda dy javëve do merrte vendimin e zbardhur të ekzekutimit të vendimit. Dhe ashtu ndodhi, pas dy javësh avokatja Alma Halili i dorëzon denoncuesit vendimin e heqjes së sekuestros të llogarisë bankare.
Dita e parë, gazetarët takojnë avokaten Alma Halili.
Avokatja – Ka marrë avokat dhe ka bërë këtë kërkes pushimin e hetimeve meqenëse ka dalë e provuar fakti që nuk kemi të bëjmë me vepër penale.
Fiksi -Prokurori çfarë kërkoi që në fillim, pushimin kërkoi?
Avokatja – Pushimin kërkoi.Bashkë me pushimin do kërkonte edhe heqjen e sekuestros.
Fiksi –A e mban fjalën prokurori? A ke besim në të?
Avokatja – Është në rregull, po, po.
Fiksi – Që të mos e apelojë?
Avokatja – Po pra po. Atë kemi halle ne të mos shkojmë në apelra a gjëra. Atë kisha hall unë.Se këta zakonisht duan qerasjet përpara.Para s’bëhet fjalë.
Fiksi – Tani vendimin kur e marrim neve që t’i themi atij?
Avokatja – Për neve 15 ditë nga sot 16 ditë se varet si është.
Fiksi- – Problemin është këtu se ai ka kërkuar pushimin, do apelojë për pushim prapë?
Avokatja – Po pra. Pushimin e kemi në dorë dhe ne këtë i thamë lësho urdhërin, jo. Janë gjëra kastile.
Fiksi – Kam sjell 2000 paund t’i konvertojmë t’i sjellim nesër në mëngjes a si të na thuash ti? Nëse nuk të prishim punë?
Avokatja – Nesër në mëngjes jam tek Gjykata Civile tek ekpozita edhe s’ka problem lidhemi në telefon.Nesër nuk ka problem.
Fiksi 2 – Sa e keni lënë me Ardianin?
Avokatja – Në fillim fare e kishim biseduar me Ardianin 5 mijë euro.Pastaj kërkuan prapë, prapë.
Fiksi 2 – Ai këto lekë është duke i marrë kot pa lidhje.Sepse unë e di se FBI-ja ka sjellë një letër që këto lekë janë të pastra dhe nuk janë lekë krimi.
Takimi i dytë me avokaten, marrja e lekëve
Fiksi – Të jemi korrekt se na the dje për 7000, ai na ka dhënë 5000
Avokatja – Në rregull, në rregull, s’ka problem fare. Të shkoj të tregoj se unë jam korrekte, pastaj të tjerat do vij vetë ai.
Bashkëpunëtori i Fiksit – Këto lekë janë dhuratë nga familjarët.
Avokatja – Nuk ke kujt t’ja shpjegosh, 180 000 dollar. Ligji e ka se nuk bën, jemi në Shqipëri këtu është halli.
Bashkëpunëtori i Fiksit – Ai ma ka shpjeguar shumë mirë, këto lekë janë nga vëllai nga motra nga të gjithë njerëzit e familjes vet, janë dhuratë. Të kërkohen 7000 euro.
Fiksi – Kush është prokurori, gjyqatar ta di të paktën unë? Ti numroi të jenë në xhepin tënd, të mos jenë në xhepin tim të lutem.
Bashkëpunëtori i Fiksit – Të jemi korrekt e kupton?
Fiksi – Shihi ti me qenëse je më afër ( gazetari i drejtohet bashkëshortit të avokates).1,2,3,4,5,6,7,8,9,10
Avokatja – Kur do ta mbyll këtë hall e të shpëtoj.
Fiksi – Numroi që të jenë të hallallit tamam.
Avokatja – Kisha hall në Kanada se i kisha paguar nga xhepi dhe ja kisha kryer punën dhe pastaj i kishim mbaruar mbrapa. Po kisha goxha hall që shkova në Kanada.
Fiksi – Numroi të jemi fiks.
Avokatja – Në rregull i ke ( pasi numëron lekët).
Bashkëpunëtori i Fiksit – Edhe diçka kërkoi, ta marrë Ardianin në telefon tani.
Bashkëpunëtori i Fiksit – T’i them se kemi gjithçka ok.
Fiksi – Dhe t’i fasësh ta konfimosh.
Avokatja – (Flet me denoncuesin). Përshendetje si je ti. Në rregull, po,po kështu nga java vjen edhe ti, takohemi dhe flasim.Kishte dhënë lekët e nuk dija gjë.
Bashkëpunëtori i Fiksit – Ardiani ka të drejtë
Bashkëpunëtori i Fiksit – Lekët ishin të ligjshme
Fiksi – Prokurori s’kishte se ç’bënte më atëhere pse i mban? ( lekët e bllokuara)
Fiksi -Sepse nuk duam të kemi llafe, sepse po u apelua…
Bashkëpunëtori i Fiksit – Kush e pengon këtë punë gjyqtari apo prokurori tani s’po e marr vesh?
Bashkëshorti i avokates – Të dy, në fillim ishin bërë të dy bashkë. Pastaj iku njëri erdhi tjetri e apeluan e kthyen prapë, jep këtej qit andej, bëj knej u ndërrun e bën prapë për së dyti.
Avokatja – Që na uli atë, që na uli prokurorin në muhabet.
Bashkëpunëtori i Fiksit – Është ndërruar prokurori apo gjyqtari?
Avokatja – Është ndërruar gjyqtari që uli prokurorin në muhabet na mbante dosjen atje mo. Që unë kisha drejtuesen e prokurorisë nusen e një shoku e nuk e ndalnim dot. Është dosja ime ça don ti?
Avokatja – Drejtuesen e prokurorisë e prokurori nuk e pranonte.
Fiksi – Janë pesë vjet more vëlla, janë pesë vjet.
Avokatja – Pesë vjet janë sa të duash janë. Janë të ngrira nuk merr dot as interes asnjë gjë.
Fiski – Si ka mundësi lekët e ngrira e nuk merr përqindjen?
Bashkëpunëtori i Fiksit – Po e nxori FBI
Avokatja – Jam dakord me ty, ça do bëjmë, do e hedhim në gjyq themi ne i ke mbajtur në mënyrë të padrejtë apo jo, po ai gjyqi mbaron për 100 vjet të tjera edhe prapë e ke negative. Këta të fusin në burg dhe si përfundim pas dy vjetësh që bën dhe burg dhe thonë je i pafajshëm dhe ti thua më mbajte në burg pa faj më jep lekët .Asnjëherë s’ke për t’i marrë ato para.
Fiksi – I njëjti prokuror është?
Avokatja – Po, prandaj jemi këtu ne. Neve po të ishte ndërruar ai, ai nuk dorëzonte dosjen.
Denoncuesi – Ku ka mbetur puna?
Avokatja – Hiç po presim të mbaroj afati i ankimit.
Denoncuesi – Sa kohë don me u ba ajo?
Avokatja – O të hënen o të martën e marrim vendimin. 15 ditë për shkak se kishim atë ngërçin
Avokatja – Ai e zbardhi shumë shpejtë që e morëm me foto ne atë vendimin, u zbardh shumë shpejt.Unë e lashë nja dy ditë se nuk ishim marrë vesht për atë çështjen. Edhe sot shkova, mbai mënjan (lekët) se nuk dua të më vonohet, çfarë të duhet i thashë i kemi mënjan të gjitha (bën me shenjë me gishta për lekët) se ça do bësh.
Denoncuesi –Po. po. I kanë marrë paret apo…?
Avokatja – I kanë marrë 5 ( mijë euro), tani janë edhe 2 ( mijë euro) po t’i marrim neve dhe ja çojmë.Edhe sot isha i thashë pa merak 2 (mijë euro) që të kam ngelur do t’i sjell po ashtu i kemi hallet. Kështu se s’ka ça thonë më.
Denoncuesi –Ne folëm në telefon me atë numrin e Kandasë, a më kupton?
Denoncuesi – Edhe unë gjithmonë duke e ditë që është vetëm për 5 ( mijë euro)
Avokatja – Po unë prandaj të fola në Kanada. Ne kemi folur për 7 ( mijë euro). Kur isha në Kanada se 5 ( mijë euro) e dinim neve.
Denoncuesi – Tani 5 ( mijë euro) gjykatësi apo prokurori?
Avokatja – T’i marrin të dy e të vrasin veten të dy bashkë. Se ai na rregulloi atë.
Denoncuesi – 2000 ( euro) që kam për të dhëën sot unë?
Avokatja – Do jua japim prapë atyre. Morën 5 ( mijë euro) ata dhe 2 ( mijë euro) kaq.
Denoncuesi – Domethënë i kanë marrë të sigurta nuk është jo vallai, ndoshta..
Avokatja – Jo , jo i kam ashtu me dorën time
Bashkëshorti i avokates – Apsolutisht.
Denoncuesi – Ja ke dhënë gjytarit apo prokurorit?
Avokatja – I kena kry ato punë.
Denoncuesi –Eshtë i njëti gjykatës apo ka ndërruar?
Avokatja – E bëri vendimin, e bëri dhe e bëri shumë shpejt.
Denoncuesi –Nga që kam me dhënë edhe 2000 euro
Avokatja – Po në rregull po të marim ato
Denoncuesi –Mos po thotë se dua edhe 2000 euro të tjera mo vlla?
Avokatja – Kur pra, kur do ta thotë se do ta kishte thënë po të themi.Të henën të martën kemi vendimin në dorë.
Denoncuesi – A e ke vendimin e FBI ti?
Avokatja – Eshtë hetuar dhe që ka dalë kështu, kështu, kështu…
Denoncuesi –Po këtë 2000 që do jap unë sot kush do t’i marri?
Denoncuesi –7000 eurot i marin këto dy kodoshët e mëdhenj.
Denoncuesi – Prokurori me gjykatësin?
Denoncuesi –Edhe i pafshin hajrin.
Bashkëshorti i avokates – S’kanë luajtur mendësh besoj rri i qetë kaq.
Fiksi – Ke ngeluar tani për t’u paguar edhe të avokatja.
Denoncuesi – Unë e kam biseduar në fillim 450 000 lekë ( të vjetra) . Më ka thënë jo dollarë, jo euro
Denoncuesi – Të pata pyetur atëherë Alma sa bën haku jot i punës?
Denoncuesi – 450 000 lekë ( të vjetra)
Denoncuesi – 1.2.3.4.5.6.7.8.9.10.11.12.13.14.15.16.17.18.19.20, 1000 në rregull je
Avokatja – T’i numëroj edhe unë.
Denoncuesi – Eshtë sevap themi ne nga Hasi, duhet me i numëru dy herë.
Fiksi – A janë 20 në rregull je?
Avokatja – Ta vë firmën. ( numëron edhe 1000 eurot e tjera me prerje 100)